Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dita e Pavarësisë në Ukrainë shënohet në heshtje, mes frikës për sulme nga Rusia

Dita e Pavarësisë në Kiev zakonisht përcillet me paradë masive ushtarake përgjatë qytetit.

Por sot, krahas tankeve ukrainase janë edhe automjetet ushtarake të shkatërruara të Rusisë në rrugën Khreshatik.

Krahas frikës se Rusia mund ta përdorë këtë datë për të sulmuar qytetet, ngjarjet publike në Ukrainë janë ndaluar për dy ditë. Banorëve u është thënë t’i marrin seriozisht sirenat e rrezikut.

Kjo ditë gjithashtu shënon 6-mujorin e fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, shkruan BBC-ja të mërkurën.

Tensionet janë rritur në ditët e fundit, pas një serie eksplodimesh në territorin e okupuar të Krimesë dhe pas vrasjes së Dardia Dugina, vajza e një prej njerëzve më të afërt të Putinit.

Në adresimin e tij gjatë natës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar provokime nga ana e Rusisë.

Edhe Zelensky në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Rusia mund të na sulmojë Botë Zelensky në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Rusia mund të na sulmojë

Konflikti ka vrarë mijëra civilë, Kombet e Bashkuara kanë thënë se janë 5.500 të vrarë, ndonëse shifrat mund të jenë ende më të larta, derisa një pjesë e madhe e popullsisë janë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre.

Aktualisht nuk ka shpresë për bisedime paqësore mes dy vendeve.