Sulmet ruse vazhdojnë të godasin Kharkivin në veri-lindje të Ukrainës të premten, shkruan BBC.
Guvernatori Oleh Synyehubov raportoi për dy civilë të plagosur nga bombardimet në Telegram.
Në muajt e parë të luftës, qyteti - i dyti më i madh i Ukrainës - u bombardua intensivisht.
Por në prill dhe maj, forcat ukrainase i shtynë rusët prapa. Megjithatë, qyteti mbetet brenda rrezes së artilerisë ruse - dhe bombardimet vazhdojnë.