Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, Kharkivi, është nën tensionin e bombardimeve, ka thënë kryetari i këtij qyteti.
“Shpërthime të mëdha, Federata Ruse furishëm është duke bombarduar qytetin”, ka thënë Ihor Terekhov, në një adresim televiziv, shkruan Sky News.
Ai ka thënë se rreth një milion njerëz janë në qytet, derisa 30 për qind e popullsisë, më së shumti gra, fëmijë dhe të moshuar, janë evakuuar.
Raportet vijnë pasi Ukraina pretendoi se forcat ruse janë duke vazhduar ofensivën në lindje të vendit, me qëllimin për ta marrë kontrollin e Donetskut dhe Luhanskut.
Artikuj të ngjashëm