Rusia ka akuzuar Ukrainën se qëndron prapa dronëve të cilët shkatërruan dy ndërtesa në Moskë, të hënën në mëngjes.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se dy dronë kanë goditur Rusinë, duke shtuar se nuk kishte të vdekur.
Agjencia e lajmeve Tass në Rusi tha se një nga dronët ra afër Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan BBC.
Zyrtarët ukrainas ende nuk e kanë komentuar, por ata rrallë e marrin përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë.
Autoritetet thanë se dronët goditen ndërtesa të cilat nuk ishin të banuara.
Por agjencitë shtetërore të lajmeve raportuan se disa mbetje të dronëve u gjetën vetëm 2 km larg nga ndërtesat e ministrisë së mbrojtjes.
“Një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një akt terrorist duke përdorur dy dronë në objekte në territorin e qytetit të Moskës u ndalua”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë të postuar në telegram.
Edhe
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
Agjencia shtetërore e lajmeve Tass raportoi se mbetjet e dronëve u gjetën gjithashtu përgjatë rrugës Komsomolsky të qytetit. Departamenti i Transportit i Moskës shkroi në Telegram se trafiku përgjatë rrugës ishte bllokuar dhe fotot tregonin shërbimet e urgjencës duke punuar në vendngjarje.
Trafiku u ndal gjithashtu në Avenue Likhachev, ku u dëmtua një ndërtesë e lartë zyre. Pamjet e publikuara në kanalin televiziv ushtarak Zvezda treguan dritaret e munguara në krye të ndërtesës.
Moska e ka akuzuar Ukrainën për një mori sulmesh me dronë në territorin e saj në muajt e fundit.