Një rus ka mbijetuar më shumë se dy muaj në ujëra të akullta në një gomone ndërsa vëllai dhe nipi i tij kanë vdekur.
Mikhail Pichugin mund të ketë mbijetuar për shkak të peshës së tij trupore prej 100 kilogramësh, ka thënë gruaja e tij. Kur u gjet ai peshonte vetëm 50 kilogramë.
Pichugin, vëllai dhe nipi i tij u nisën në ishullin Sakhalin nga rajoni Khabarovsk më 9 gusht, thanë zyrtarët.
Varka u zbulua natën e së hënës teksa afër saj kaloi një varke peshkimi.
Trupat e të vdekurve ishin po ashtu në varkë.
Edhe
Të paktën 18 migrantë të vdekur nga fundosja e një varke në Detin Mesdhe
“Është një mrekulli”, ka thënë bashkëshortja e tij Yekaterina.
Pichugin thuhet t’u ketë thënë policëve se nipi kishte vdekur në shtator e me vëllain kaluan rreth tri javë bashkë më pas. Sipas tij, vëllai kishte tentuar të lahej, por kishte rënë në ujin e akullt e edhe pse e kishte marrë në varkë, shpejt kishte vdekur.
-
Vajza 11-vjeçare shpëtohet në Mesdhe pasi kishte qëndruar tri ditë në ujë
-
Fëmija 1 vjeç gjendet duke u zvarritur në rrugë - vëllai iu gjet i vdekur e nëna iu arrestua
-
Shpëtuesit zvarriten nëpër akull për ta shpëtuar burrin që ngeci në ujërat e ngrira në Michigan
-
Një burrë nxirret i gjallë nga rrënojat tetë ditë pas tërmeteve në Venezuelë