Ushtarët rusë po e vendosin qytetin e Mariupolit në karantinë për shkak të shpërthimit të mundshëm të kolerës, ka njoftuar të hënën një këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit, raportoi BBC-ja.
"Ne po shohim që qyteti po mbyllet. Fjala kolerë po përmendet brenda qytetit, mes autoriteteve okupuese", ka thënë Petri Adryushchenko për “United News TV”.
Mariupoli ka rënë në duart e forcave ruse në maj pas disa muajsh bombardime.
Andryushchenko ka shtuar se situata humanitare në Mariupol çdo herë e më shumë po përkeqësohet për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit.
Kolera është një sëmundje e rëndë ngjitëse që shkakton të vjella dhe diarre. Ajo paraqitet më së shpeshti në vendet e pazhvilluara, ku uji i pijshëm është i ndotur dhe sistemi i kanalizimit mund të mos funksionojë.
-
Putini viziton Mariupolin, qytetin ukrainas që rusët e kanë nën pushtim
-
Alarm për mungesë uji të pijshëm në Mariupol
-
Guterres pas takimit me Zelenskyn: Mariupoli është “krizë brenda krizës”
-
Banorët e Mariupolit në rrezik nga epidemitë vdekjeprurëse
-
Banorët e Mariupolit në përpjekje për të ikur me vetura të shkatërruara