Me vetura të shkatërruara, pa dritare e me dëmtime të mëdha, shumë qytetarë të Mariupolit po tentojnë të ikin nga ky qytet, i cili u bë cak kryesor i Rusisë që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës, më 24 shkurt.
Mijëra banorë të Mariupolit kanë mbetur të ngujuar, pasi rrallë herë po u mundësohen korridoret humanitare për të ikur, shkruan “Ukraine Now” të martën në rrjetin social Telegram.
Mariupoli është një nga qytetet më të shkatërruar, pasi sulmet me raketa ndaj tij nuk janë ndalur që nga fillimi i luftimeve.
Një pjesë e madhe e njerëzve në këtë qytet po përballen edhe me mungesa të madha të ushqimit dhe gjërave të tjera elementare, për shkak të bllokimit nga rusët.{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Mariupoli, si ishte dhe si e kanë shkatërruar rusët [FOTO + VIDEO]
-
Pamje nga shkatërrimi i qytetit ukrainas, Mariupol
-
Pse është Mariupoli i rëndësishëm për luftën?
-
Putini viziton Mariupolin, qytetin ukrainas që rusët e kanë nën pushtim
-
Putini viziton territorin ukrainas për herë të parë që nga fillimi i luftës