Rreth 100.000 banorë të Mariupolit kanë mbetur të ngujuar në këtë qytet dhe ata “janë në rrezik të vdesin" për shkak të kushteve "josanitare" dhe "mesjetare", ka bërë të ditur të enjten këshilli i qytetit, raporton BBC-ja.
Sipas këshillit, ekziston rrezik nga sëmundje si kolera dhe dizenteria për shkak të mungesës së kanalizimeve.
"Epidemitë e fuqishme dhe vdekjeprurëse së shpejti mund të përhapen derisa moti të bëhet më i ngrohtë”, ka shkruar këshilli në Telegram.
Sipas tij, dekompozimi i mijëra kufomave nën rrënoja dhe një mungesë katastrofike e ujit të pijshëm e ushqimit mund të shtojë epideminë.
"Okupatorët nuk janë në gjendje t'i ofrojnë popullatës ekzistuese ushqim, ujë dhe ilaçe - ose thjesht nuk janë të interesuar për ta”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vadym Boychenko, duke bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm dhe të plotë të Mariupolit.
Edhe
Alarm për mungesë uji të pijshëm në Mariupol
"Ata po bllokojnë të gjitha përpjekjet për evakuim dhe pa këtë, njerëzit do të vdesin”, ka shtuar Boychenko.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po qëndron në Kiev duke folur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për të diskutuar ngritjen e korridoreve humanitare për të larguar njerëzit nga Mariupoli.
-
Ukraina: Më shumë se 100.000 banorë duhet të evakuohen nga Mariupoli
-
Kryebashkiaku bën thirrje për evakuimin e plotë të Mariupolit: 160.000 civilë të bllokuar
-
Deputeti ukrainas flet për tmerrin në Mariupol: Ka shumë trupa të pajetë nëpër rrugë
-
Rusët po e vendosin Mariupolin në karantinë, rrezik nga shpërthimi i kolerës