Luftimet në qendër të Mariupolit po vazhdojnë, ndërsa forcat ruse po tentojnë ta marrin kontrollin e qytetit, raporton BBC.
Situata është e rëndë, pasi më tepër se 300 mijë civilë nuk kanë qenë në gjendje të evakuohen.
Disa nga pak civilë që kanë qenë në gjendje të largohen kanë treguar për kushtet e tmerrshme, ku nuk ka energji elektrike e ujë dhe furnizimet me ushqim po mbarojnë.
Motra e deputetit ukrainas Yaroslav Zhelezniak iku nga Mariupoli disa ditë më parë.
“Pas dy javëve nuk kishin ushqim, shitoret ishin mbyllur dhe ajo më tregoi se nuk kishte pasur mundësi tjetër pos të shkonte të gjente e vidhte ushqim apo të vdiste pa ushqim”, tregon Zhelezniak. “Njerëzit janë gjithmonë të frikësuar se ndonjë bombë do të godasë dhe do t’i vrasë. Ka shumë trupa të pajetë nëpër rrugë, shumë ndërtesa të djegura e shkatërruara. Shumë strehimore të shkatërruara me njerëz të ngujuar brenda tyre”.
-
Banorët e Mariupolit në rrezik nga epidemitë vdekjeprurëse
-
Ukraina: Më shumë se 100.000 banorë duhet të evakuohen nga Mariupoli
-
Afro 2000 civilë po pritet të evakuohen të premten nga Mariupoli
-
Kryebashkiaku bën thirrje për evakuimin e plotë të Mariupolit: 160.000 civilë të bllokuar
-
Nën bombardime, ukrainasit në hall edhe për bukë e ujë