Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rumania ndërhyn me shpërthim të kontrolluar për të garantuar ftohjen e centralit bërthamor

Rumani

Foto: Associated Press

Forcat detare të Rumanisë kanë kryer një shpërthim të kontrolluar për të devijuar një sasi të madhe uji drejt degës së vjetër të Danubit dhe centralit bërthamor të Cernavodës, me qëllim lehtësimin e ftohjes së tij.

Sipas gazetës "Adevărul", të hënën janë përdorur rreth 180 kg eksploziv për të zhvendosur një shkëmb të madh që pengonte rrjedhën e ujit.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mbrojtjes, Radu Miruța, e ka vlerësuar operacionin si të suksesshëm, duke theksuar se ai do të ndihmojë në ftohjen e centralit dhe në transportin ujor përgjatë lumit.

Duke pasur parasysh kushtet e vazhdueshme të motit ekstrem, centrali i Cernavodës mund të detyrohet sërish ta pezullojë përkohësisht punën në një moment të caktuar, por çdo ditë shtesë e funksionimit të tij vlen më shumë se kostoja e shpërthimit, ka thënë Miruta. 

Evropa po përballet këtë verë me temperatura ekstreme, të cilat kanë shkaktuar thatësi të madhe dhe madhe edhe djegie pyjesh.