Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rumania miraton kërkesën e SHBA-së lidhur me përdorimin e bazave të saj ajrore

Ushtria amerikane

Organi më i lartë i mbrojtjes i Rumanisë ka miratuar të mërkurën kërkesën nga Shtetet e Bashkuara për të rritur praninë e trupave dhe përdorimin e bazave ajrore të vendit të NATO-s për të lehtësuar operacionet e saj ushtarake në vazhdim në Iran dhe Lindjen e Mesme.

Presidenti rumun, Nicuşor Dan ka thënë se marrëveshja do të lejonte vendosjen e përkohshme të trupave, dhe pajisjet ushtarake, aeroplanë për furnizim me karburant dhe pajisje mbrojtëse, të tilla si pajisje komunikimi satelitor dhe monitorimi.

Ai k deklaruar kështu pas takimit të Këshillit Suprem të Mbrojtjes Kombëtare, i cili u mblodh për të diskutuar ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Theksoj se këto pajisje janë mbrojtëse dhe se nuk janë të pajisura me armë të vërteta”, ka thënë ai.

Vendimi i organit të mbrojtjes do të diskutohet më vonë të mërkurën në parlament, ku do të duhet një miratim përfundimtar.

Vendimi vjen pasi SHBA-ja vitin e kaluar ka tërhequr disa trupa nga territori rumun, ndërsa administrata Trump ka riorganizuar prioritetet e saj të sigurisë, por ende mban deri në 1,000 trupa pjesë të një grupi të NATO-s të vendosur në bazën ajrore lindore Mihail Kogălniceanu.