Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rumania e Bullgaria do t’i bashkohen pjesërisht zonës Shengen

Rumania dhe Bullgaria do t’i bashkohen pjesërisht zonës evropiane të lirë nga kufijtë, e njohur si Shenhgen, duke filluar nga marsi. Lajmin e kanë kumtuar zyrtarët e dy shteteve, raporton “BBC”.

Dy shtetet do t’i bashkohen kësaj zone, nëpërmjet ajrit dhe detit.

Austria kundërshtoi zgjerimin e zonës, duke u frikësuar nga migracioni ilegal, por më pas u pajtua që dy shtetet t’i bashkohen zonës në faza.

Bisedimet do të vazhdojnë vitin e ardhshëm për hapjen e kufijve tokësor.

Aktualisht janë 27 shtete në zonën Shengen, që lejon 400 milionë njerëz të lëvizin lirshëm mes vendeve të tyre.

Edhe Rumania dhe Bullgaria, nga 1 janari anëtare të plota të zonës Schengen Botë Rumania dhe Bullgaria, nga 1 janari anëtare të plota të zonës Schengen

Rumania dhe Bullgaria i janë bashkuar Bashkimit Evropian në vitin 2007 dhe kanë tentuar të futen në zonën Shengen për më tepër se 10 vjet.

Futja e tyre e plotë në zonë do ta linte vetëm Irlandën e Qipron si shtetet e vetme të BE-së që janë jashtë zonës Shengen.

Ministri i Brendshëm i Rumanisë në një njoftim të lëshuar në orët e vonshme të së mërkurës tha se marrëveshja u arrit më 23 dhjetor.

E kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, shkroi në Facebook: “Pas 13 vjetëve, më në fund Rumania do t’i bashkohet Shengenit! Ne kemi marrëveshje politike në këtë!”

Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, ka konfirmuar marrëveshjen në takimin qeveritar të fundvitit.

Edhe Rumania dhe Bullgaria i bashkohen pjesërisht zonës Shengen Botë Rumania dhe Bullgaria i bashkohen pjesërisht zonës Shengen

Zyrtarët austriakë kanë thënë se bisedimet po vazhdojnë.

Austria kishte kundërshtuar zgjerimin e Shengenit në vitin 2022, por më herët këtë muaj e zbuti pozitën, duke shtyrë përpara për “Shengen ajror”, si masë para se të arrihej hapja e kufijve tokësorë.