Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rubio: Duam që NATO-ja të jetë më e fortë

Marco Rubio

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe i dërguari i ri i administratës Trump në NATO, Matt Whitaker kanë siguruar të enjten aleatët e NATO-s lidhur me angazhimin e SHBA-së ndaj aleancës.

Rubio ka kritikuar "histerinë dhe hiperbolën" në media në lidhje me qëllimet e presidentit, Donald Trump, pavarësisht sinjaleve të vazhdueshme nga Uashingtoni se NATO-ja siç ka ekzistuar për 75 vjet mund të mos jetë më e rëndësishme, raporton AP.

Rubio dhe Whitaker janë në Bruksel për një takim të ministrave të Jashtëm të aleancës, gjatë të cilit shumë shpresojnë se Rubio do të hedhë dritë mbi planet e SHBA-së për sigurinë në Evropë.

"Shtetet e Bashkuara janë po aq aktive në NATO sa kanë qenë”, u ka thënë Rubio gazetarëve para takimit.

"Dhe një pjesë e kësaj histerie dhe hiperbole që shoh në mediat globale dhe disa media vendase në Shtetet e Bashkuara për NATO-n është e pajustifikuar. Presidenti Trump e ka bërë të qartë se mbështet NATO-n. Ne do të qëndrojmë në NATO”, është shprehur ai.

“Ne duam që NATO-ja të jetë më e fortë, ne duam që NATO-ja të jetë më e dukshme dhe e vetmja mënyrë që NATO-ja mund të bëhet më e fortë, më e dukshme, është nëse partnerët tanë, shtetet kombëtare që përbëjnë këtë aleancë të rëndësishme, kanë më shumë aftësi”, ka shtuar ai.

Edhe Rutte: SHBA-ja është krejtësisht e përkushtuar karshi NATO-s Botë Rutte: SHBA-ja është krejtësisht e përkushtuar karshi NATO-s

Pavarësisht këtyre fjalëve, aleatët evropianë dhe Kanadaja janë thellësisht të shqetësuara nga gatishmëria e Trumpit për t'u afruar me liderin rus, Vladimir Putin, i cili e sheh NATO-n si një kërcënim ndërsa SHBA-ja përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim në Ukrainë.

Vendosja e tarifave të reja globale nga Trumpi të mërkurën, të cilat do të prekin aleatët, kanë shtuar pasigurinë dhe shqetësimin.

Lexo përditësimet tjera
Mark Rutte

Rutte: Kërcënimi rus do të mbetet edhe pas një marrëveshjeje për Ukrainën

NATO-ja është e fokusuar ashpër në mbështetjen e Ukrainës, ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte...