Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar të martën se aleatët evropianë nuk duhet të shqetësohen sa i përket përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj aleancës veri-atlantike, tek ka folur para samitit në Holandë, ku pritet të miratohet tavani i ri për shpenzimet e mbrojtjes, ka raportuar Reuters.
Samiti dyditor në Hagë ka për qëllim t’i dërgojë mesazh presidentit rus, Vladimir Putin, se NATO-ja është më e bashkuar se kurrë, përkundër kritikave të presidentit amerikan, Donald Trump, kundrejt anëtarëve të aleancës, dhe se është e gatshme që të përmirësojë mbrojtjen për ta parandaluar çdo sulm të mundshëm nga Moska.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidenti amerikan dhe udhëheqësia e lartë amerikane janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s”, ka deklaruar Rutte para hapjes së samitit, duke shtuar se përkushtimi amerikan shoqërohet me pritshmëritë që vendet evropiane, si dhe Kanadaja, t’i rrisin shpenzimet në fushën e mbrojtjes.
Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se planifikon të takohet me Trumpin në Hagë, ndonëse ai nuk do të marrë pjesë personalisht në samit. Sipas tij, ekipet e të dy liderëve po punojnë në detajet organizative dhe për kohën e takimit.