Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet temperatura e Tokës, shtohet rreziku i ngrohjes globale

Shkencëtarët kanë bërë të ditur se planetit Tokë i është rritur temperatura për 1.5 gradë Celsius, për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Autoritetet njoftuan se gjasat janë 66 për qind që deri në vitin 2027 kjo shifër të rritet, ndërsa alarmi është ndezur për shkak të rrezikut që iu kanoset planetit, me theks të veçantë akullnajave që mund të shkrihen me një ritëm më të shpejtë.

Rreziku është rritur edhe për shkaktimin e valëve të nxehta gjatë verës, stuhi intensive dhe zjarre.

Arritja e kësaj shifre nënkupton se bota është për 1.5 gradë Celsius më e ngrohtë, që nga gjysma e dytë e shekullit XIX, përpara se emetimet e karburanteve fosile nga industrializimi të fillonin të rriteshin.

Shtetet perëndimore ka kohë që i kanë filluar diskutimet për rrezikun e ndryshimeve klimatike. Ato ranë dakord t’i “ndjekin përpjekjet” për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë, sipas Marrëveshjes së Parisit, të vitit 2015.

Shkencëtarët thonë se ka ende kohë për të kufizuar ngrohjen globale për t’i ulur emetimet.