Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ngrohja globale pritet që për herë të parë ta thyejë limitin prej 1.5 gradë Celsius

Mbingrohja e botës sonë pritet të thyejë, për herë të parë, limitin kyç të temperaturës gjatë viteve të ardhshme, parashikojnë shkencëtarët, raporton BBC.

Hulumtuesit thonë se tash ka 66 për qind mundësi që të kalohet limiti i ngrohjes globale prej 1.5 gradë Celsius nga tash deri në vitin 2027.

Mundësitë po rriten për shkak të emetimit nga aktivitetet njerëzore.

Nëse e kalojnë limitin, shkencëtarët thonë se thyerja, ndonëse shqetësuese, do të jetë e përkohshme.

Duke kaluar kufirin do të thotë se bota është 1.5 gradë Celsius më e ngrohtë se që ishte në pjesën e dytë të shekullit të XIX.