Forcat armene dhe azere po vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit humanitar, që u arrit gjatë të shtunës. Armenia raporton se 542 pjesëtarë të ushtrisë u janë vrarë deri më tani, 17 vetëm gjatë ditës së hënë, ndërsa Azerbejxhani njofton se janë vrarë 42 civilë dhe 206 të plagosur që nga 27 shtatori, kur kanë filluar zyrtarisht luftimet. Ata nuk kanë dhënë shifra të vdekjeve së ushtarakëve.
Ministria e Mbrojtjes së Azerbejxhanit ka thënë se forcat armene po bombardojnë territoret e tyre të Goranboy, Terter dhe Aghdam, duke e shkelur rëndë armëpushimin humanitar.
Nagorno-Karabakh njnihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbejxhanit por qeveriset dhe popullohet nga armenët etnikë.
Reuters raporton se qendra e qytetit Terter po granatohet, ndërsa forcat armene e kanë mohuar këtë, duke thënë se forcat azere i kanë rifilluar sulmet.
-
Përshkallëzon situata në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka të vdekur
-
Raportohet për viktima në përplasje të reja në kufirin Armeni-Azerbajxhan
-
Rifillojnë luftimet në Nagorno-Karabakh
-
21 civilë vdesin pas sulmit në qytetin azerbajxhanas Barda
-
Nagorno-Karabakhu ka regjistruar edhe 37 viktima në mesin e ushtrisë