Mbetjet e një helikopteri ushtarak grek, i rrëzuar gjatë një fluturimi të planifikuar me 5 ushtarakë në bord, u zbuluan sot pranë Larisës, disa orë pas humbjes së sinjalit nga radarët, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm grek.
“Për momentin nuk bëhet asgjë e ditur në lidhje me fatin e pesë anëtarëve të ekuipazhit, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë punën”, tha për median zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm, koloneli Nikolaos Fanios.
Një operacion shpëtimi ka nisur ndërkohë me pjesëmarrjen e dy helikopterëve ushtarakë dhe një avion i forcave zjarrfikëse.
“Tre pilotë dhe dy ushtarakë të tjerë gjendeshin në bord”, saktësoi Fanios për median.Helikopteri i llojit “Huey UH-1H” u nis në orët e para të mëngjesit nga Larisa, një qytet në qendër të vendit, me destinacion Kazanën (veriperëndim), referuar Shtabit të Përgjithshëm.
-
Pesë të vdekur nga përplasja e dy helikopterëve ushtarakë në Turqi
-
Një i vdekur e pesë të lënduar pas rrëzimit të helikopterit në Norvegji
-
Humbin jetën pesë ushtarakë amerikanë në një aksident ajror në Mesdheun lindor
-
Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit për shuarjen e zjarreve në Kaliforni
-
Rrëzohet një helikopter rus në Siberi, gjashtë të vrarë dhe shtatë të plagosur