Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një i vdekur e pesë të lënduar pas rrëzimit të helikopterit në Norvegji

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar pas rrëzimit të një helikopteri në Detin e Veriut në Norvegji, shkruan AP.

Helikopteri ishte në një mision trajnues për kompaninë shtetërore të naftës dhe gazit “Equinor ASA”, kur u rrëzua të mërkurën në mbrëmje në brigjet e Bergenit, qyteti i dytë më i madh i Norvegjisë, ka raportuar agjencia e lajmeve norvegjeze NTB.

Në bord ndodheshin gjashtë persona.

Policia ka raportuar që pesë persona “kanë lëndime të shkallëve të ndryshme”, duke përfshirë një me lëndime të lehta.

Të enjten në mëngjes ekipet e shpëtimit kanë gjetur të mbijetuarit dhe personin e vdekur. Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë dy helikopterë.

Edhe Pesë të vdekur nga përplasja e një helikopteri në Rusi Botë Pesë të vdekur nga përplasja e një helikopteri në Rusi

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë “Equinor”, Anders Opedal, e ka quajtur këtë “incident tragjik”. Të gjashtë personat punonin për këtë kompani.

Shkaku i aksidentit është duke u hetuar.