Pesë pjesëtarë të shërbimit amerikan kanë humbur jetën kur helikopteri ushtarak u rrëzua mbrëmjen e së premtes, kur po merrte pjesë në një operacion stërvitor në Mesdheun Lindor, ka konfirmuar Komanda Evropiane e SHBA-së, raportoi CBSNEËS.
Helikopteri u rrëzua “gjatë një misioni rutinë të karburantit ajror”, ndërsa u bë e ditur se identitetet e viktimave s’do të publikohen derisa të kryhen hetimet e mëtejshme.
Anëtarët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara ishin pjesë e forcave të operacioneve speciale që ishin vendosur në Qipro “nëse do të urdhërohej evakuimi i Libanit ose Izraelit”.
“Vajtojmë për humbjen tragjike të pesë anëtarëve të shërbimit amerikan gjatë një aksidenti stërvitor në Mesdhe, të premten vonë”, ka thënë sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Audin në Pentagon.
-
Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan
-
Gjashtë ushtarë amerikanë vdesin pas rrëzimit të aeroplanit në Irak
-
Rritet në shtatë numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Lindjen e Mesme
-
Sulmet në Lindjen e Mesme - Vriten tre ushtarë amerikanë
-
Raportohet për gjashtë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në New York