Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrethohen në Raka militantët e Shtetit Islamik

Disa zyrtarë ushtarakë kanë njoftuar se forcat e mbështetura nga SHBA-ja në Siri, kanë rrethuar qytetin Raka, të cilin militantët e Shtetit Islamik e kanë vetëshpallur si kryeqytetin e tyre.

Forcat Demokratike të Sirisë, të mbështetura nga SHBA-ja, “ kanë rrethuar nga të gjitha anët militantët e Shtetit Islamik brenda qytetit Raka”, ka njoftuar vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

Fitorja kundër militantëve të grupit Shteti Islamik vjen pas njoftimit, se forcat irakiane kanë marrë kontrollin e një xhamie në Mosul, e cila ka qenë një nga bazat e Shtetit Islamik.

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, ka deklaruar “fundin” e një shteti ekstremist “ të rremë”.

Luftimet për të marrë në kontroll qytetin Raka kanë filluar në nëntor, pasi ky vend kontrollohet nga Shteti Islamik nga viti 2014.

Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Ryan Dillon ka thënë më 29 qershor se forcat e mbështetura nga SHBA-ja kanë larguar militantët e Shtetit Islamik nga dhe rreth qytetit Raka, në një hapësirë prej 7.5 kilometrash katrorë.

Edhe Shteti Islamik “humb” qytetin Raka në Siri Botë Shteti Islamik “humb” qytetin Raka në Siri

“Luftëtarët e Shtetit Islamik, tashmë të braktisur nga grupi i tyre, janë në presion të Forcave Demokratike të Sirisë. Ushtarët e kësaj force tani kontrollojnë të gjitha rrugët hyrëse nga jugu i qytetit Raka.

Zyrtarët kurdë kanë thënë se brenda qytetit Raka janaë rreth 4,000 ushtarë të Shtetit Islamik.