Një grup luftëtarësh të Grupit Shteti Islamik ka dalë nga qyteti sirian i Rakës, në bazë të një marrëveshje për tërheqje me milicitë që gëzojnë mbështetjen amerikane, që i kishin rrethuar ata. Një zëdhënës i milicisë sot se luftëtarët kishin marrë civilë me vete për t’i përdorur si mburoja njerëzore.
Ndërkohë luftimet kanë vazhduar mes forcave demokratike siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe ekstremistëve të ISIS-it. Më herët një zëdhënës tha se nëse ka luftëtarë të Shtetit Islamik që nuk kanë dalë nga Raka, ata do të detyroheshin “të dorëzoheshin ose të vdisnin”.
Artikuj të ngjashëm
-
Siria raporton “arratisje masive” nga kampi të familjarëve të lidhur me ISIS-in
-
Siria njofton arratisjen nga burgu të 120 anëtarëve të Shtetit Islamik
-
SHBA-ja tërheq komplet forcat e saj nga Iraku në shtator
-
Kampi në Siri ku jetonin mijëra familje të anëtarëve të IS-it, boshatiset pothuajse krejtësisht
-
“Pa shtet” – brenda qendrës së ndalimit të grave të ISIS-it në Siri