Forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kanë marrë “kontrollin e plotë” të qytetit Raka, i cili për kohë të gjatë ka qenë bastion i grupit militant Shteti Islamik në Siri.
“Operacionet ushtarake në Raka kanë mbaruar, ndërsa vazhdojnë operacionet e pastrimit të ndonjë qelize të fjetur”, tha zëdhënësi i Forcave Demokratike të Sirisë, Talal Sello.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Së shpejti do të ketë deklaratë zyrtare që shpall çlirimin e qytetit”, tha ai.
Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut konfirmoi se Shteti Islamik është dëbuar nga Raka.
Humbja e Rakës, dikur kryeqytet de facto i kalifatit të vetëshpallur të Shtetit Islamik, është një goditje e madhe për grupin, i cili ka pushtuar pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut në vitin 2014, porse i ka humbur shumicën e tyre në dy vjetët e fundit.