Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

IS-i në Raka dhe Mosul po tkurret

Forca arabo-kurde që lufton militantët e Shtetit Islamik në Siri, me mbështetjen e SHBA-së, ka marrë kontrollin e qarkut Al-Kadisia, jashtë qytetit Raka.

Raka është kryeqyteti i vetëshpallur i Shtetit Islamik në Siri.

Koalicioni ka nisur betejën për këtë qytet qysh në fillim të qershorit.

Zëdhënësi i koalicionit, kolonel Ryan Dillon, tha se rezistenca e Shtetit Islamik në Raka po rritet, pasi militantët po bëhen gjithnjë e më të pashpresë, transmeton REL.

Koalicioni, që udhëhiqet nga SHBA-ja, ka siguruar artileri dhe mbështetje ajrore për forcat arabe dhe kurde në Raka.

Edhe Rrethohen në Raka militantët e Shtetit Islamik Botë Rrethohen në Raka militantët e Shtetit Islamik

Koalicioni po ashtu tha se ka vrarë disa udhëheqës të Shtetit Islamik, përfshirë Turki Binali, klerik nga Bahrejni, i cili ka qenë njëri nga predikuesit më të zëshëm të grupit dhe është shfaqur rregullisht në videot e tij propaganduese.

Raportet për përparim vijnë në ditën e njëjtë kur forcat irakiane, të mbështetura nga SHBA-ja, kanë hyrë më thellë në qytetin e Mosulit dhe janë pranë rikthimit të tij nga militantët e Shtetit Islamik.

“Do ta përfundojmë operacionin brenda disa ditësh. Fundi do të jetë shumë shpejt”, tha komandanti i ushtrisë, Abdulwahab al-Saadim.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se forcat e Qeverisë janë afër shpalljes së fitores përfundimtare mbi bandat e Shtetit Islamik.

Grupi ekstremist ka marrë kontrollin e Mosulit, qytetit të dytë më të madh të Irakut, tash e tre vjet, ndërsa operacioni për rikthimin e tij ka nisur në tetor të vitit të kaluar.

Në këta tetë muaj luftime, pjesa më e madhe e Qytetit të Vjetër të Mosulit është shkatërruar, përfshirë edhe xhaminë Grand al-Nuri, e vjetër 850 vjet.

Humbja e Rakës dhe e Mosulit do të shënonte fitore të mëdha kundër Shtetit Islamik, i cili ka pushtuar territore të mëdha të Sirisë dhe Irakut qysh në vitin 2014.

Edhe Shteti Islamik “humb” qytetin Raka në Siri Botë Shteti Islamik “humb” qytetin Raka në Siri

Në luftën civile të Sirisë, e cila zgjat tash e gjashtë vjet, SHBA mbështet forcat që luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Rusia dhe Irani mbështesin Assadin, ndërsa ekstremistët e Shtetit Islamik luftohen nga të gjitha palët.