Një “arratisje masive” ndodhi muajin e kaluar nga kampi al-Hol në Siri, ku mbahen familje të lidhura me ISIS-in, pas tërheqjes së forcave kurde, raportoi televizioni shtetëror sirian, mes njoftimeve se mijëra persona mund të kenë ikur.
Nureddin Baba, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, u citua të ketë thënë se Forcat Demokratike Siriane (SDF) u tërhoqën nga kampi pa koordinim me qeverinë siriane ose me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS-it.
Në janar, SDF-ja pati thënë se ishte tërhequr nga kampi al-Hol për shkak të “indiferencës ndërkombëtare” ndaj ISIS-it dhe “dështimit të komunitetit ndërkombëtar për të marrë përgjegjësitë e tij në trajtimin e kësaj çështjeje serioze”.
Një informacion nga brenda i dërguar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ngriti shqetësime sigurie se mijëra persona - shumica e atyre që jetonin në kamp - mund të kenë ikur, raportoi Reuters.
“The Wall Street Journal” raportoi se 15,000 deri në 20,000 persona, përfshirë ata të lidhur me ISIS-in, ndodhen tani të lirë në vend pas largimit masiv nga kampi al-Hol, duke cituar agjencitë amerikane të inteligjencës.
Sipas Kombeve të Bashkuara, kampi al-Hol strehon më shumë se 30,000 persona.
-
Kampi në Siri ku jetonin mijëra familje të anëtarëve të IS-it, boshatiset pothuajse krejtësisht
-
“Pa shtet” – brenda qendrës së ndalimit të grave të ISIS-it në Siri
-
Siria njofton arratisjen nga burgu të 120 anëtarëve të Shtetit Islamik
-
Largohen nga Alepo i Sirisë luftëtarët e fundit kurdë
-
Sirianët po përballen me refuzim azili në Evropë