Rreth 33,000 fëmijë të kequshqyer në rajonin Tigray të Etiopisë rrezikojnë të vdesin, ka bërë të ditur agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF.
Tigray është shkatërruar nga luftimet mes forcave qeveritare dhe rebelëve, me 1,7 milionë njerëz të zhvendosur nga ky rajon që kur ka nisur konflikti, në nëntor të vitit 2020.
Mirëpo, një studim i Kombeve të Bashkuara, i publikuar të enjten ka gjetur se 353,000 njerëz në këtë rajon, janë duke jetuar “në krizë të rëndë”.
Sipas vlerësimit, situata me ushqimin në rajonin e Tigrayt ka arritur në nivelin e një “katastrofe” e cila mund të çojë në raste të shumta me fatalitet.
Ndërkohë rreth 33,000 fëmijë dhe foshnje janë të rrezikuar nga sëmundjet dhe vdekja si pasojë e kequshqyerjes, ka bërë të ditur UNICEF-i.
Etiopia i ka mohuar deklaratat e zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara se ka uri në disa pjesë të veriut të vendit.
-
100.000 fëmijë në Etiopi mund të vdesin nga uria brenda 12 muajve
-
OKB-ja adreson konfliktin në Etiopi, mbi 400,000 njerëz të prekur nga uria
-
Kafshët po sulmojnë njerëzit dhe bagëtitë në Etiopi pas thatësirës ekstreme
-
Lufta e fshehur e Etiopisë
-
Refugjatët eritreas në krizë për ushqime dhe ujë, pas bllokimit në rajonin Tigray