Botë

Lufta e fshehur e Etiopisë

Disa nga 6 milionë njerëzit e Tigrayt kanë filluar të vdesin urie nën një bllokadë qeveritare prej muajsh. Mijëra tigrajanë etnikë janë arrestuar ose dëbuar me forcë në një atmosferë të nxitur nga gjuha e urrejtjes nga disa zyrtarë të lartë, duke alarmuar grupet e të drejtave të njeriut

Nairobi, 04 janar (AP) - Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në një luftë që shpërtheu në nëntor të vitit 2020 midis forcave etiopiane dhe luftëtarëve nga rajoni Tigray i vendit, të cilët dominonin qeverinë kombëtare përpara se kryeministri fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Abiy Ahmed të merrte detyrën në vitin 2018. Lufta kërcënon për të thyer një nga kombet më të populluara në botë, me fatin e rreth 110 milionë njerëzve në rrezik.

Gjuha e urrejtjes

Disa nga 6 milionë njerëzit e Tigrayt kanë filluar të vdesin urie nën një bllokadë qeveritare prej muajsh. Mijëra tigrajanë etnikë janë arrestuar ose dëbuar me forcë në një atmosferë të nxitur nga gjuha e urrejtjes nga disa zyrtarë të lartë, duke alarmuar grupet e të drejtave të njeriut.

Muajin e kaluar, qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshme pasi luftëtarët e Tigray u afruan më pranë kryeqytetit, Addis Ababa, duke lënë pas një numër në rritje abuzimesh kundër amrahasë etnike. Forcat Tigray kanë thënë se po luftojnë për të hequr bllokadën ndaj popullit të tyre, por ata gjithashtu duan që Abiy të largohet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerat shtete u kanë bërë thirrje qytetarëve të largohem, teksa Abiy ka befasuar botën duke theksuar se ai do ta drejtonte luftën nga fronti i betejës.

Cara Nana, gazetare e AP-së nga Kenia ka thënë se një koleg veteran i AP-së ka treguar se Etiopia është lufta më e vështirë që ai ka raportuar ndonjëherë. Mendoj se është për shkak se qeveria e Etiopisë është përpjekur ta mbajë konfliktin të fshehur nga sytë e botës. Pjesa më e madhe e luftimeve ka ndodhur në rajonin verior të Tigrayt, i cili tashmë është mbyllur. Pa internet. Pa asnjë shërbim telefonik. Vetëm një dritare e vogël qasjeje për gazetarët disa muaj më parë.

Edhe pse lufta u përhap në rajonet fqinje të Etiopisë, në Amhara dhe Afar, qasja mbeti shumë e kufizuar. Si vdiqën dhjetëra mijëra persona? Sa gra e vajza janë dhunuar nga forcat etiopiane dhe aleatët e tyre, ose nga luftëtarët e Tigrayt? Sa njerëz përtej mundësive të ndihmës po vdesin nga uria ose nga mungesa e ilaçeve? Sa mijëra tigrajanë etnikë janë arrestuar? Nuk kemi ide.

Rezultat i sundimit represiv

Nana ka shkruar se qeveria e fituesit të çmimit Nobel për Paqen duket se synon një pakicë etnike dhe marrëveshja e tij e paqes e Eritrenë fqinje, për të cilën ai u nderua me Nobel, u shndërrua në një pakt lufte në Tigray. Mirëpo, shumë etiopianë e mbështesin luftën, duke i fajësuar udhëheqësit e Tigray për gati tri dekada të sundimit represiv.

Ajo çka e ka shtyrë raportimin tim, çka ende nuk kuptoj është se si civilët nga të gjitha anët, përfshirë fëmijët, mund të ndëshkohen për ndarjen e të njëjtës etni – madje as në të njëjtën politikë - sikur luftëtarët. Tani, teksa të gjithë etiopianët e aftë thirren në disa raste që të luftojnë, dhimbja e luftës po përhapet shumë, përtej zonave aktive të konfliktit.

Në fund të vitit 2018, viti kur Abiy u emërua kryeministër dhe shpalli reforma dramatike politike, qeveria e Etiopisë u lavdërua që nuk kishte më asnjë gazetar pas grilave. Kjo ka ndryshuar pasi ato reforma janë shkatërruar. Gazetarët kanë qenë të kërcënuar, të sulmuar e ndaluar thjesht për përpjekjet për ta raportuar luftën. Një video-freelancer i akredituar nga AP-ja tash është në mesin e të arrestuarve. Disa prej tyre janë detyruar ta lënë vendin. Të tjerët, si unë nuk janë lejuar kurrë në Etiopi, sepse historitë tona kanë ekspozuar mizoritë ose gënjeshtrat qeveritare, ose të dyja bashkë.

Deklaratat e rreme

Qeveria për muaj të tërë ka thënë se ushtarët nga Eritrea, armiq të ashpër të udhëheqësve tigrajanë, nuk ishin brenda Tigray. Qeveria ka njoftuar se asnjë masakër e civilëve Tigray nuk kishte ndodhur në qytetin e shenjtë të Axum. Vetë kryeministri kishte thënë se nuk ka uri në Tigray. Ndërkohë, forcat tigrajane kanë theksuar se nuk po vrisnin civilë. AP-ja ka treguar se të gjitha këto ishin deklarata të rreme, pavarësisht pengesave të shumta në raportim.

Cka ka më shumë për të zbuluar? 2022 do të na tregojë. Shpresoj që gazetarët të lejohen në Tigray dhe zona të tjera për të treguar historinë e konfliktit të Etiopisë në mënyrë të sigurt dhe pa hakmarrje, kështu që bota të mund të shohë dhe të kuptojë se çfarë po ndodhë.

Një grua etiopiane debaton me të tjerët rreth ndarjes së bizeleve të verdha të shpërndara nga Shoqata e Ndihmës së Tigray në qytetin Agula, në rajonin Tigray të Etiopisë veriore, më 8 maj 2021. Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në një luftë që shpërtheu në nëntor të vitit 2020 midis forcave qeveritare etiopiane dhe luftëtarëve nga rajoni Tigray i vendit dhe kërcënon të shkatërrojë një nga më të populluarit dhe më të fuqishmit në Afrikë.

Përktheu: Blerta Haxhiu