Rreth 24 mijë refugjatë eritreas janë bllokuar në dy kampe në rajonin Tigray të Etiopisë, të pa furnizuar me ndihma humanitare dhe racione ushqimesh, kanë bërë me dije Kombet e Bashkuara.
Duke bërë thirrje për qasje në kampet Mai Aini dhe Adi Harush, agjencia e refugjatëve të OKB-së tha se ekzistonte një “rrezik real i urisë” nëse refugjatët nuk furnizohen.
Luftimet që nisën mes autoriteteve qeveritare etiopiane dhe Frontit të Çlirimit Popullor gjatë nëntorit të kaluar, u përshkallëzuan përreth kampeve, derisa gjatë këtij muaji është raportuar për dy refugjatë të vrarë, raporton Reuters.
"Shpërndarja e fundit e ushqimit në të dy kampet e refugjatëve u bë gjatë muajit qershor, furnizimet me racion atëherë ishin të mjaftueshme vetëm për 30 ditë," ka thënë zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të KB për Refugjatët (UNHCR).
"Ekziston një rrezik real i urisë midis këtyre refugjatëve nëse furnizimet nuk rifillojnë pasi ata mund të kenë mbaruar tashmë furnizimet e ushqimit që u ishin dhënë atyre. Uji i pijshëm po mbaron gjithashtu”.
-
100.000 fëmijë në Etiopi mund të vdesin nga uria brenda 12 muajve
-
OKB-ja adreson konfliktin në Etiopi, mbi 400,000 njerëz të prekur nga uria
-
Rreth 33,000 fëmijë në Etiopi rrezikojnë të vdesin nga uria
-
Lufta më brutale buzë shpërthimit
-
Pothuajse një në tre persona në Gaza nuk ka ngrënë për ditë të tëra