Më shumë se 100 persona janë rrëmbyer nga Melitopoli, ka bërë të ditur të enjten kryebashkiaku i qytetit, Ivan Fedorov, raportoi BBC-ja.
Fedorov është kidnapuar në muajin mars nga forcat ruse dhe është liruar pesë ditë më vonë, në këmbim me nëntë ushtarë rusë të kapur nga Ukraina.
“Disa prej tyre janë mbajtur për disa orë, të tjerët për disa ditë”, raportohet të ketë thënë Fedorov për agjencinë e lajmeve Unian.
Ai tha se kreu i këshillit të qarkut të Melitopolit, Serhiy Pryyma, ka qenë i robëruar nga rusë për më shumë se një muaj.
Sipas tij, Rusia ka rrëmbyer aktivistët ukrainas për "qëllime propagandistike" dhe po i detyron ata të regjistrojnë dëshmi të detyruara.
Fedorov ka thënë po ashtu se rusët po përpiqen t'i shtyjnë fëmijët e rrëmbyer ukrainas "të shkojnë në shkollë dhe të mësojnë disa vargje dhe këngë për 9 majin (Dita e Fitores e festuar gjerësisht në Rusi).