23:53 - Ukraina shkëmbeu nëntë ushtarë rusë për kryetarin e Melitopolit
Ukraina shkëmbeu nëntë ushtarë rusë të kapur për kryetarin e Melitopolit, i cili u rrëmbye javën e kaluar, agjencia e lajmeve Interfax Ukraine citoi një zyrtar i lartë të mërkurën.
Është raportuar se Ukraina pati thënë se Ivan Fedorov ishte liruar nga rusët, megjithëse detajet ishin të pakta.
"Ivan Fedorov u lirua nga robëria ruse... për të, Rusia mori nëntë ushtarë të kapur të cilët kanë lindur më 2002 dhe 2003. Këta janë në fakt fëmijë", citoi Interfax Ukraine zyrtaren për shtyp të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Darya Zarivnaya.
23:39 - Shkon në 13 numri i të vdekurve që po prisnin në radhë për bukë në Chernihiv
Edhe
Rrëmbehen më shumë se 100 persona në Melitopol
Numri i personave që raportohet se janë vrarë derisa po prisnin në radhë për bukë në Chernihiv, ka shkuar në 13, sipas një zyrtari të lartë, raporton BBC të mërkurën.
Drejtori i Policisë, Vladimir Niszelsky, ka thënë se viktimat vdiqën pasi predhat goditën një ndërtesë shumëkatëshe, para se të binin në tokë poshtë saj.
Zyrtarët kanë konfirmuar më herët 10 të vdekur si rezultat i bombardimit, i cili ndodhi herët të mërkurën. Dhjetëra të tjerë janë lënduar, sipas Nidzelsky.
23:26 - “Rusët qëllimisht sulmuan teatrin dhe pishinën, nën rrënoja janë gra e fëmijë”
Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës rajonale të Donetskut, ka thënë se rusët qëllimisht kanë targetuar civilët në sulmin ajror që goditi teatrin dhe pishinën në Mariupol, raporton The Guardian të mërkurën.
“Ata po kërkojnë që fizikisht ta shkatërrojnë Mariupolin dhe njerëzit e qitj, të cilët për kohë të gjatë kanë qenë simbol i rezistencës tonë. Sot, ata lëshuan një sulm ajror në teatër dhe pishinën Neptune”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se qindra civilë ishin strehuar në teatër, por shtoi se nuk e di gjendjen e tyre.
“Vetëm civilë ka pasur edhe në Neptune. Atje janë gra shtatzëna dhe gra me fëmijë nën rrënoja. Ky është qartazi terrorizëm”.
23:19 - Civilët në lindje të Ukrainës, “në prag të katastrofës humanitare”
Civilët në Izium, në lindje të Ukrainës, “janë në prag të një fatkeqësie humanitare”, ka thënë Amnesty International të mërkurën, raporton Guardian.
Organizata ka intervistuar banorët e evakuuar nga qyteti i cili është rrethuar nga forcat ruse.
Marie Struthers, drejtoreshë e Amnesty International për Evropën ka thënë se “dëshmitë që kemi mbledhur nga Iziumi kanë zbuluar terrorin e përjetuar nga civilët e qytetit, të bllokuar në bodrumet e tyre me pothuaj fare ushqim e ujë, dhe nën sulm të vazhdueshëm”.
“Iziumi dhe qytetet e tjera tani urgjentisht kanë nevojë për korridore humanitare për të mundësuar evakuime të sigurta të civilëve që duan të largohen, dhe dërgesat humanitare për ata që mbeten aty”, ka thënë ajo.
22:55 - Inteligjenca amerikane: Rusia po konsideron sjelljen e trupave të tjerë në Ukrainë
Sipas një zyrtari të lartë amerikan, avancimi rus vazhdon i ngecur – dhe ka indikacione se Rusia po diskuton nevojën për të sjellë trupa të tjera nga jashtë Ukrainës për t’u bashkuar në luftë, raportoi të mërkurën BBC.
Ai ka thënë se Rusia ka lëshuar më shumë se 980 raketa.
“Ushtria ruse i ka kushtuar 75% të totalit të grupeve taktike këtij pushtimi. Në jug të Ukrainës, luftanijet ruse po bombardojnë zonat rreth Odesas dhe ka ngritje të aktivitetit detar nga Deti i Zi. Mariupoli është i izoluar pas zjarreve të shumta që kanë pasur efekt vdekjeprurës”, ka thënë ai.
Zyrtari ka shtuar se avancimi rus në përgjithësi kanë ngecur afër Kievit.
“SHBA-ja po bisedon me aleatët që kanë sisteme ajrore të mbrojtjes që ukrainasit dinë si të operojnë – dhe mund të presim sistemet ajrore të mbrojtjes të diskutohen gjatë vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes amerikane, Lloyd Austin, në Sllovaki dhe Bullgari.
21:49 - Imazhet satelitore tregojnë fjalën gjigante “fëmijë" në oborrin e teatrit që u bombardua
Imazhet satelitore nga Maxar dy ditë më parë tregojnë fjalën “fëmijë” të shkruar në shkronja të mëdha në rusisht para teatrit të Mariupolit, raporton BBC të mërkurën.
Zyrtarët kanë thënë se teatri po përdorej nga qindra civilë për strehim para se të bombardohej nga forcat ruse të mërkurën.
Ata kanë thënë se teatri u shënjestrua qëllimisht nga avionët luftarakë rusë, por detajet nuk janë verifikuar nga media. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë mohoi sulmin.
21:24 - Bombardohet pishina publike e Mariupolit me civilët brenda
Ndërtesa ku edhe pishina publike në Mariupol është goditur në një sulm të mërkurën, raporton CNN.
Zyrtari qeveritar, Maxim Kach, ka thënë se bomba goditi ndërtesën dhe ekipi i shpëtimit po punonin ta nxirrnin një shtatzënë nga rrënojat.
“Këtu kishte vetëm gra shtatzëna dhe gra me fëmijët e tyre nën 3 vjeç”, ka thënë Kach.
21:12 - SHBA-ja nuk sheh përparim të forcave ruse drejt Kievit
Forcat ruse janë ende “në përgjithësi të bllokuara” pranë Kievit, Ukrainë dhe nuk kanë “bërë ndonjë përparim të rëndësishëm” drejt qytetit nga veriu, veriperëndimi apo lindja e qytetit, u tha gazetarëve të mërkurën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Forcat ruse në lindje të Kievit janë ende rreth 30 kilometra larg qendrës së qytetit, ka shtuar ky zyrtar.
"Përfundimi është se ata nuk kanë bërë ndonjë përparim të dukshëm në lindje”, është shprehur ai.
Qyteti Chernihiv mbetet i izoluar, por SHBA-ja po i sheh ukrainasit që “përpiqen të zhvillojnë linja komunikimi në jug dhe me njëfarë suksesi”, ka thënë ky zyrtar.
Sipas tij nuk ka pasur asnjë “përparim të dukshëm brenda apo rreth Kharkiv” nga forcat ruse.
Mariupol gjithashtu mbetet i izoluar nga forcat ruse.
Ndërkohë, në Mykolaiv, ukrainasit vazhdojnë të mbrojnë qytetin. Forcat ruse janë ende jashtë qytetit "kryesisht në verilindje", rreth 10 deri në 15 kilometra larg, ka thënë zyrtari i cili ka dhënë një pasqyrë të gjendjes sa i përket pushtimit rus në Ukrainë.
20:26 - Bideni e quan Putinin kriminel lufte
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, një "kriminel lufte" për herë të parë që nga pushtimi rus në Ukrainë, raporton Reuters.
Derisa mbajti një konferencë për media sot në Shtëpisë së Bardhë, Biden iu referua Putinit si një "kriminel lufte", e që është hera e parë që ai e përdor atë term në lidhje me liderin rus që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë më 24 shkurt.
Deklaratën e Bidenit, Kremlini e ka quajtur “të pafalshme”.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Kremlini thotë se komentet e Bidenit janë "retorikë e papranueshme dhe e pafalshme", raporton BBC.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
19:18 - Rusia bllokon qasjen në uebsajtin kryesor të lajmeve të BBC-së në këtë vend
Rusia ka bllokuar të mërkurën qasjen në uebsajtin kryesor të lajmeve të BBC-së në këtë vend, derisa ky vend po vazhdon të godasë mediat e pavarura.
Ende nuk dihet nëse BBC-ja do të jetë në gjendje të vazhdojë të raportojë nga brenda vendit, raporton The Guardian.
"Unë mendoj se ky është vetëm fillimi i masave hakmarrëse ndaj luftës së informacionit të nisur nga Perëndimi kundër Rusisë", ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në Telegram.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
19:15 - Gjenden trupat e tre fëmijëve në një ndërtesë të bombarduar në Chernihiv
Punonjësit e shpëtimit kanë gjetur trupat e pesë personave, mes tyre tre fëmijë, gjatë kontrollit të ndërtesave të banimit të dëmtuara nga granatimet, në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv.
Shërbimi i emergjencave të Ukrainës ka thënë se trupat u gjetën në rrënojat e një ndërtese konvikti.
Më herët gjatë ditës së mërkurë, SHBA-ja pretendoi se forcat ruse kishin qëlluar dhe vrarë 10 persona që prisnin në radhë për bukë në qytet. Mirëpo Moska i mohoi akuzat.
19:12 - 21 ditë luftime: Përparimi rus në territorin ukrainas
Edhe gjatë ditës së 21-të të pushtimit rus, janë raportuar sulme e të vdekur në territorin e Ukrainës. Sipas raportimeve, të mërkurën janë vrarë të paktën 10 civilë në qytetin Chernihiv, që thuhet se po prisnin në radhë për të blerë bukë.
Gjithashtu, një ndërtesë 12-katëshe është dëmtuar pasi është goditur nga bombardimet ruse në distriktin Shevchenkivskyi të Kievit të mërkurën në mëngjes.
Shërbimi emergjent shtetëror i Ukrainës ka thënë se bombardimi ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit ndërsa janë rrënuar katet e sipërme duke dëmtuar edhe objektet përreth.
Agjencia ka njoftuar se dy persona janë lënduar e 37 të tjerë janë evakuuar nga ndërtesa.
Në anën tjetër, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se Rusia po ndryshon qasje në negociata dhe se ka parë mundësi për kompromise.
KËTU mund ta ndiqni hartën e përparimit rus në tërë territorin ukrainas.
19:02 - Raportohet se Rusia ka liruar kryetarin e rrëmbyer të Melitpolit, Ivan Fedorov
18:16 - Bombardohet teatri në Mariupol me civilët brenda
Zëvendëskryetari i Mariupolit, Serhiy Orlov, i ka thënë BBC-së se rusët kanë goditur teatrin e qytetit ku civilët po strehoheshin.
Ai ka thënë se ishin 1000-1200 po qëndronin aty. Numri i viktimave nuk dihet ende.
17:05 - Pesë të plagosur pasi konvoji me udhëtarë sulmohet nga forcat ruse
Është sulmuar një konvoj me udhëtarë ukrainas që po evakuoheshin nga qyteti Enerhodar për në qytetin e Zaporizhzhias, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase, raporton CNN.
Konvoji i cili përbëhej prej më shumë se 70 veturash ishte nisur për rrugë rreth orës 11:00 sipas kohës lokale, ka thënë kryetari i qytetit Enerhodar, Dmytro Orlov.
Mirëpo, pesë orë më vonë, konvoji është sulmuar nga artileria ruse, derisa ajo po kalonte afër qytetit Stepnohirsk.
Edhe
13 mijë ukrainas u evakuuan përmes korridoreve humanitare të shtunën
"Artileria e forcave armike qëlloi mbi një kolonë civilësh pranë Stepnohirsk që lëvizte përgjatë autostradës drejt Zaporizhzhia," informoi Oleksandr Starukh, kreu i administratës së rajonit të Zaporizhzhia, në kanalin e tij Telegram.
"Nuk ka të vdekur. Aktualisht dihet se janë pesë të plagosur, duke përfshirë një fëmijë i cili është në gjendje të rëndë”, ka shtuar ai.
Sipas tij, fëmija i plagosur po i nënshtrohet një operacioni kompleks me përfshirjen në distancë të specialistëve të Klinikës Okhmatdyt.
Enerhodari u pushtua nga rusët më 4 mars.
Pamje të helikopterit rus që u rrëzua në tokat ukrainase
Ushtria ukrainase ka publikuar video të një helikopteri rus, që është rrëzuar në qytetin Mykolaiv.
Helikopteri i tipi KA-52 thuhet se është rrëzuar të mërkurën pasdite, derisa në pamje shihet pjesa më e madhe e tij e djegur.
Pamjet kanë nxitur reagime në mediumin Telegram.
Pamje të helikopterit rus që u rrëzua në tokat ukrainasePamje të helikopterit rus që u rrëzua në tokat ukrainase DETAJE:https://bit.ly/3tg3hQJ
Posted by Koha.net on Wednesday, March 16, 2022
16:31 - Bideni pritet t’i shtojë sonte edhe 800 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën
Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet që të bëjë të ditur sonte një shtesë prej 800 milionë dollarë për asistencë në aspektin e sigurisë për Ukrainën, ka bërë të ditur për CNN, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
16:26 - Ukraina dhe Rusia me plan paraprak paqeje - tërheqje e trupave nëse Kievi deklaron neutralitet
Ukraina dhe Rusia kanë hartuar një plan paraprak paqeje duke përfshirë një armëpushim dhe tërheqje ruse nëse Kievi deklaron neutralitet dhe pranon kufizime për forcat e tij të armatosura, raporton Financial Times, duke cituar tre burime të përfshira në bisedime.
Marrëveshja e propozuar do të përfshinte heqjen dorë nga ambiciet e saj për t'u bashkuar me NATO-n dhe premtimin për të mos pritur baza ushtarake të huaja ose armatim në këmbim të mbrojtjes nga aleatët si SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Turqia, thanë burimet, të mërkurën.
Negociatorët ukrainas dhe rusë diskutuan planin e përpjekjes 15-pikësh për herë të parë të hënën, raporton gazeta.
14:52 - Zelensky emocional i drejtohet Bidenit: Të jesh lider i botës nënkupton të jesh lider i paqes
Ai thotë se qytetarët e tij po luftojnë për vlerat e Evropës dhe botës.
13:52 - Po prisnin të blinin bukë, granatohen civilët në Chernihiv, së paku 10 të vdekur
Një gazetar lokal ukrainas ka njoftuar se së paku 10 persona kanë vdekur, ndonëse CNN nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë këtë.
13:01 - Sipas Lavrovit, Rusia dhe Ukrainë janë afër marrëveshjes
Një marrëveshje me Kievin për "statusin neutral" për Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje paqeje mund të jetë afër, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Lavrov në një intervistë për mediat ka thënë se bisedimet me Kievin po krijonin terren pavarësisht gjakderdhjes së vazhdueshme, duke i bërë jehonë komenteve optimiste gjatë natës nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.
“Negociatat nuk janë të lehta për arsye të dukshme”, deklaroi Lavrov për RBC news. “Por megjithatë, ka njëfarë shprese për të arritur një kompromis. Statusi neutral tani po diskutohet seriozisht së bashku, natyrisht, me garancitë e sigurisë. Kjo është ajo që po diskutohet tani në bisedime. Ka formulime absolutisht specifike dhe sipas meje, palët janë afër marrëveshjes për to”.
Në një video mesazh mëngjesin e së mërkurës, Zelenskiy kishte thënë se besonte se kishte hapësirë të mundshme për kompromis.
12:37 - Kremlini thotë se pavarësisht sanksioneve, Putini është ende i hapur për të folur me Bidenin
12:06 - Kremlini propozon që Ukraina të ketë status neutral, Kievi e refuzon
Ai ka thënë se do të ishte një kompromis.
12:04 - Kryeshpiuni i Rusisë paralajmëron se fati i vendit vendoset në ditët e ardhshme
11:37 - Të burgosurit rusë të luftës paralajmërojnë Putinin: Do të ngrihemi kundër teje
Dhjetëra prej tyre janë paraqitur në konferenca për media të mbajtura nga autoritetet ukrainase, ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka treguar se afro 600 janë kapur rob.
10:28 - Delegacionet polake, sllovene dhe çeke janë kthyer të sigurt në Poloni
Delegacionet nga Polonia, Sllovenia dhe Çekia janë kthyer të sigurt në Poloni, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë së këtij shteti.
Liderët e tri shteteve kanë bërë një vizitë të jashtëzakonshme në Ukrainë, përkatësisht në kryeqytetin e Kievit, për të treguar mbështetjen e tyre.
Vizita është bërë derisa në forcat ruse po gjuanin raketa në kryeqytet.
10:16 - Ukraina thotë se ka vrarë gjeneralin e katërt rus
Zyrtarët ukrainas thonë se kanë vrarë gjeneralin e katërt rus.
10:01 - Ukraina pretendon për afro 14 mijë ushtarë rusë të vrarë
Ukraina pretendon se ka vrarë afro 13.800 ushtarë rusë që kur ka nisur ofensiva ruse më 24 shkurt.
Sipas raportit ditor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, janë shkatërruar 430 tanke, 84 aeroplanë ushtarakë, 108 helikopterë ushtarakë.
9:47 - Ukraina thotë se po lanson kundërofensivë ndaj forcave ruse
Mykhailo Podolyak në Twitter ka shkruar se ka një ndryshim radikal.
9:39 - Zelensky u kërkon zyrtarëve të lartë rusë të japin dorëheqje
9:36 - Forcat ruse bombardojnë ndërtesat në Kharkiv, dy të vdekur
Dy persona kanë vdekur dhe dy ndërtesa banimi janë shkatërruar gjatë bombardimeve në natën e të martës në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kharkiv, kanë njoftuar Shërbimet e Emergjencës në Ukrainë, raporton The Guardian.
9:18 - Polonia bën thirrje për një mision ndërkombëtar paqeruajtës në Ukrainë
Thirrja ka ardhur pasi liderët e Polonisë, Sllovenisë e Çekisë u takuan me ata të Ukrainës në Kiev.
9:00 - Mbi 3000 vetura kanë arritur nga Mariupoli në Zaporizhzhia
8:59 - 103 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
103 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Kështu ka bërë ditur Prokurori i Ukrainës, duke përditësuar numrat e fëmijëve të cilët kanë mbetur të vrarë që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Forcat ruse kanë targetuar më shumë se 400 shkolla dhe 59 prej tyre janë shkatërruar, ka thënë prokuroria Iryna Venediktova.
08:13 - Zelensky i jep shpresë Ukrainës se Rusia po ndryshon në negociata
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka parë hapësirë të mundshme për kompromis në bisedimet me Rusinë, para një rundi të ri bisedimesh, pavarësisht se Moska ka shtuar bombardimet në Kiev, ndërsa është rritur edhe frika për qytetin e Mariupolit.
Një ndërtesë 12-katëshe është dëmtuar pasi është goditur nga bombardimet ruse në distriktin Shevchenkivskyi të Kievit të mërkurën në mëngjes.
Shërbimi emergjent shtetëror i Ukrainës ka thënë se bombardimi ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit ndërsa janë rrënuar katet e sipërme duke dëmtuar edhe objektet përreth.
Edhe
Shkon në 31 numri i të vdekurve nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Agjencia ka njoftuar se dy persona janë lënduar e 37 të tjerë janë evakuuar nga ndërtesa.
Kërkimet për viktima janë duke vazhduar.