Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje direkte zyrtarëve të lartë të Rusisë dhe figurave mediatike të dorëhiqen nga pozitat e tyre dhe të marrin qëndrim kundër luftës në Ukrainë.
Duke folur nga kryeqyteti i Kievit, Zelensky ka thënë se po ju adresohet të gjithë zyrtarëve të Federatës ruse.
“Nëse qëndroni në detyrë, nëse nuk kundërshtoni luftën, komuniteti ndërkombëtar do t’iu privojë nga gjithçka. Gjithçka që keni fituar ndër vite”, ka thënë ai. “E njëjta gjë vlen për sistemin e propagandës. Dega e katërt e pushtit në Rusi. Nëse qëndroni të punoni për propagandë, jeni duke e vënë vetën në rrezik shumë më të madh se sa nëse largoheni”.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky: Besoj se Amerika do t’i kapërcejë kontradiktat dhe frikërat lidhur me Rusinë
-
Zelensky shpreh gatishmërinë të largohet nga posti sapo të përfundojë lufta
-
Zelensky: Paqja e qëndrueshme duhet të arrihet, jo thjesht ndërprerja e luftimeve
-
Zelensky thotë se aleatët e Ukrainës duhet ta detyrojnë Rusinë të bëjë paqe
-
Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake