Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelenskyy para Kongresit amerikan: Fati i Ukrainës po vendoset

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka folur para Kongresit amerikan.

Duke folur në gjuhën ukrainase, Zelenskyy i tha Kongresit: “Fati i vendit tonë po vendoset, fati i popullit tonë, nëse ukrainasit do të jenë të lirë... Rusia nuk na ka sulmuar vetëm ne, jo vetëm tokën tonë, jo vetëm qytetet tona por ajo shkoi në një ofensivë brutale kundër vlerave tona. Vlerat themelore njerëzore”.

Zelenskyy i ka thënën Kongresit nëse ata e dinë shprehjen “Unë kam një ëndërr” të Martin Luther King.

Ai vazhdoi “Unë kam nevojë, më duhet t’i mbrojë qiejt tanë”.

Zelenskyy është shprehur mirënjohës për mbështetjen që ka marrë nga presidenti Joe Biden dhe SHBA-ja, por ka shtuar se ata duhet të bëjnë më shumë.

Ai ka thënë se nëse kërkesa për ndalim të hapësirës ajrore është shumë, atëherë ata kanë nevojë për aeroplanë dhe sistem mbrojtës.