Një kryetar komune i Ukrainës ka përshkruar përvojën e tij, pasi u mbajt për një javë nga forcat ruse.
“Ishin gjashtë ditë të rrezikshme sepse e kuptova se jetët tona për rusët nuk vlenin aspak”, ka thënë kryetari Ivan Federov.
Ukraina tha se ai u rrëmbye më 11 mars pasi forcat ruse pushtuan Melitopolin dhe më vonë u lirua si një pjesë e shkëmbimit të të burgosurve.
Federov tha se ai ishte përballur me tortura “psikologjike” por jo fizike, me deri në shtatë ushtarë që e merrnin në pyetje natën për 4-5 orë, shkruan BBC.
“Ushtarët rusë supozuan se do të mirëpriteshin, por nuk u mirëpriten, dhe kjo është arsyeja pse rusët ishin shumë të zemëruar”, tha ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryetari i Melitopolit: Putini dëshiron ta vrasë gjithë kombin ukrainas
-
Rrëmbehen më shumë se 100 persona në Melitopol
-
Kryebashkiaku i Melitopolit thotë se forcat ruse s'e lënduan fizikisht pas rrëmbimit
-
Raportohet se Rusia ka liruar kryetarin e rrëmbyer të Melitpolit, Ivan Fedorov
-
Protestojnë qytetarët e Melitopolit pasi kryetari i tyre u rrëmbye nga rusët