Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryebashkiaku i Melitopolit thotë se forcat ruse s'e lënduan fizikisht pas rrëmbimit

Kryebashkiaku i Melitopolit, qytet ky tash nën kontrollin rus, ka folur së fundmi për rrëmbimin dhe ndalimin e tij nga forcat ruse.

Ivan Federov udhëhoqi qytetin juglindor derisa ai ra në duart e forcave pushtuese ruse, ditë më parë.

Ai është liruar të mërkurën, derisa Ukraina ka deklaruar se kishte rënë dakord të shkëmbente nëntë ushtarë rusë të kapur robë për ta kthyer atë.

Ndërkohë, në një intervistë për ​​BBC-në të enjten, Federov ka thënë se trupat ruse e morën atë nga zyra e tij pa asnjë fjalë dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me botën e jashtme derisa ishte në paraburgim.

Ai ka thënë se ishte mbajtur në një dhomë të vogël me ushtarë të armatosur, por asnjëherë nuk ishte lënduar fizikisht.

Edhe Raportohet se Rusia ka liruar kryetarin e rrëmbyer të Melitpolit, Ivan Fedorov Botë Raportohet se Rusia ka liruar kryetarin e rrëmbyer të Melitpolit, Ivan Fedorov

Forcat okupuese në Melitopol e kanë zëvendësuar Federovin me kryebashkiakun e tyre.

Por ish-kryebashkiaku këmbëngul se pasardhësi i tij nuk është kreu i ligjshëm i pushtetit vendor.