Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Raportohet se Rusia ka liruar kryetarin e rrëmbyer të Melitpolit, Ivan Fedorov

Kryetari i Bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov, është liruar nga robëria ruse, thuhet të ketë deklaruar Andriy Yermak, shef i zyrës presidenciale.

Mediumi Ukraine Now raporton në Telegram se Fedorov është liruar pasi ishte rrëmbyer nga forcat ruse më 11 mars.

Në një video e shpërndarë në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe median opozitare bjelloruse, NEXTA, tregonte Ivan Federovin duke u tërhequr zvarrë nga një ndërtesë në qytet, në momentin e rrëmbimit.

Rrëmbimi i tij pati nxitur protesta të qytetarëve në qytetin e Melitopolit.