Rregullatori Evropian i Barnave, EMA, ka njoftuar të premten se po i rishikon raportimet për gjakderdhje te njerëzit që janë vaksinuar me vaksinën e “AstraZenecas” dhe për raportimet për mpiksje të gjakut te të vaksinuarit me “Johnson & Johnson”.
Katër raste të mpiksjeve të rralla të gjakut, një nga të cilët përfundoi me fatalitet, janë raportuar pas marrjes së vaksinës “J&J”, ka njoftuar EMA-ja duke ia shtuar pesë rasteve të problemeve me gjakderdhje të lidhura me vaksinën e “AstraZenecas”.
Vaksina e “AstraZenecas” kundër koronavirusit nuk po përdoret në shumë shtete të botës për shkak të raportimeve për mpiksje të gjakut.
Në anën tjetër, “J&J” ka njoftuar se është në dijeni për raportimet, por ka shtuar se aktualisht nuk ka lidhje të qarta për lidhjen mes këtyre rasteve të rralla dhe vaksinës së saj.
Kompania ka thënë se po punon me ekspertët dhe rregullatorët për të ofruar të dhënat e veta te njerëzit që kanë pasur telashe pas vaksinimit.
-
EMA: Vaksinat Pfizer dhe Moderna nuk kanë lidhje me trombozën
-
EMA-ja gjen “lidhjen e mundshme” mes vaksinës “J&J” dhe mpiksjes së gjakut
-
Pauzohet përdorimi i vaksinës J&J në disa vende të botës
-
Presion shtesë për “AstraZenecan” në BE dhe Britani
-
EMA gjen “lidhje të mundshme” mes mpiksjes së gjakut dhe vaksinës së AstraZenecas