Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rregullatori evropian nuk do që ta ketë zyrën afër qendrës erotike në Amsterdam

Rregullatori evropian i barnave ka thënë se nuk dëshiron një zonë të ndërtuar me drita të kuqe pranë selisë së saj post-Brexit në Amsterdam.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka thënë se i frikësohet “telasheve, trafikut të drogës, dehjeve dhe sjelljes së çrregullt”.

Kryetarja e Amsterdamit, Femke Halsema, dëshiron ta ndërtojë një “qendër erotike” shumëkatëshe për të zëvendësuar zonën qendrore me drita të kuqe.

Por, ajo po përballet me kundërshtime të forta lokale ndaj qendrës së re ku do të bëhej prostitucioni i legalizuar.

Tani EMA i është bashkuar kritikave, duke thënë se problemet aktuale që e rëndojnë zonën e dritave të kuqe thjesht do të transferoheshin në secilin lokacion të ri, raportoi BBC.

Edhe Amsterdami ndalon kanabisin në lagjen e dritave të kuqe Botë Amsterdami ndalon kanabisin në lagjen e dritave të kuqe

“Vendosja e Qendrës Erotike në afërsi të ndërtesës së EMA-s ka gjasa të sjellë ndikime negative”, thuhet në deklaratë.

EMA u vendos në selinë në zonën Zuidas të Amsterdamit më 2019 pasi Britania doli nga BE-ja. Zuidas është një nga disa lokacionet nën shqyrtim për qendrën erotike.

Më 2021, zyrtarët e Amsterdamit u pajtuan që ta zhvendosnin zonën famëkeqe të dritave të kuqe të qytetit mes krimit në rritje dhe mbipopullimit në rrugët e ngushta të zonës.

Ata mandatuan arkitektë që të dizajnoni ndërtesa me dhoma për shërbime seksi, si dhe bare dhe qendra argëtimi.

Edhe Shpërthim në një shkollë hebraike në Amsterdam, policia në kërkim të autorit Botë Shpërthim në një shkollë hebraike në Amsterdam, policia në kërkim të autorit

Halsema ka thënë se ajo dëshironte që situata me punonjësit e seksit të përmirësohej dhe të zvogëlonte ndikimin e krimit të organizuar.

"Shpresoj se është e mundur të krijohet një qendër erotike që ka njëfarë klasi dhe dallimi dhe nuk është një vend ku mblidhen vetëm kriminelët e vegjël dhe gratë më të cenueshme".