Fermerët në Belgjikë vazhdojnë të protestojnë kundër politikës mjedisore të Bashkimit Evropian dhe importit të ushqimeve të lira.
Rreth një mijë shoferë të traktorëve bllokuan rrugët kryesore në Bruksel mëngjesin e së enjtes. Disa hodhën vezë në ndërtesën e Parlamentit Evropian, të tjerë ndezën fishekzjarrë e goma.
Fermerët po përpiqen të tërheqin vëmendjen e liderëve që kanë mbërritur në Bruksel për samitin e Këshillit Evropian.
Siguria e Parlamentit ruhet nga oficerë policie të rangut të lartë, të cilët, pas barrierave të ngritura, mbikëqyrin traktorët e parkuar në një vend disa blloqe larg ndërtesës së Parlamentit Evropian.
Kryeministri belg Alexander De Croo u tha gazetarëve se do të donte që tema e fermerëve dhe problemet e tyre të përfshiheshin në negociatat e liderëve të BE-së, megjithëse nuk është në rendin e ditës.
Sipas një zëdhënësi të policisë, ka më shumë se një mijë traktorë ose makina të tjera bujqësore në rrugët e Brukselit.
Shumica e fermerëve janë të rinj belgë nga jugu i vendit, nga rajonet Seneffe ose Tournai, por mes fermerëve ka edhe nga jashtë Belgjikës, shkruan The Brussels Times. Fermerët shpresojnë se udhëheqësit e BE-së do t'i dëgjojnë thirrjet e tyre për të shkurtuar rregulloret dhe për të forcuar kontrollet mbi importet, të cilat fermerët thonë se po dëmtojnë jetesën e tyre.
Në Francë, ku fermerët kanë protestuar prej disa javësh, qeveria braktisi planet për të reduktuar gradualisht subvencionet e fermave për karburantin dizel dhe premtoi mbështetje të mëtejshme. Megjithatë, fermerët thonë se kjo nuk mjafton.
Protestat në të gjithë Evropën po zhvillohen përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të qershorit, në të cilat e djathta ekstreme, e mbështetur gjithnjë e më shumë nga fermerët, ka të ngjarë të shkojë mirë.
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pas disa javësh bllokada, në seancën e sotme të jashtëzakonshme arritën marrëveshje për ndihmën financiare për Ukrainën. Ndonëse prej kohësh ishte paralajmëruar se Hungaria do të vendoste sërish veton dhe bllokimin e ndihmës prej 50 miliardë eurosh, duket se kjo nuk ka ndodhur.
VIDEO:
Brussels, Belgium ??
— Niall O’Hara ?? (@ThoughtsToby) February 1, 2024
Massive fires have been lit.
The farmers are not messing about.
pic.twitter.com/Nee4gUpfPl
Europe is angry for a reason. Change is needed in Brussels! pic.twitter.com/eLbEDah898
— Judit Varga (@JuditVarga_EU) February 1, 2024