Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fermerët spërkasin policinë në Belgjikë me pleh organik të lëngshëm

Fermerët janë përplasur me policinë në Belgjikë të hënën, duke i spërkatur zyrtarët policorë me pleh organik të lëngshëm, gjuajtur me vezë e kanë hedhur flakadan në drejtim të tyre, raporton agjencia “AP”.

Ishte një shfaqje e forcës ndërsa ministrat e agrikulturës të Bashkimit Evropian janë takuar në për të gjetur mënyra për t’i adresuar shqetësimet e fermerëve protestues.

Fermerët janë të zemëruar me importet e lira nga shtetet ku standardet relativisht të larta të BE-së nuk duhet plotësuar.

Policia e Brukselit ka thënë se 900 traktorë janë futur në qytet, shumica duke u drejtuar te ndërtesa e Këshillit Evropian ku ministrat po takoheshin.

Disa traktorë kaluan edhe nëpër rrugët kryesore që çojnë te selia e BE-së, dhe po ashtu bllokuan edhe trafikun publik.

Ministrja e Brendshme e Belgjikës, Annelies Verlindnen, i ka bërë thirrje policisë të identifikojë “huliganët” që lënduan njerëzit apo i shkelën udhëzimet e policëve.

Edhe Fermerët protestues përleshen me policinë në Bruksel Botë Fermerët protestues përleshen me policinë në Bruksel

Ajo ka thënë se duhet përdorur me respekt e drejta për të protestuar.

Protesta të fermerëve ka pasur në shumë shtete të BE-së. Fermerët janë të pakënaqur me rregulloret e reja të BE-së sa i përket bujqësisë.