Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rezistenca e madhe e ukrainasve i kushton shumë Rusisë

Një muaj luftë. Shumë sfida. Me qeverinë e saj ende në këmbë e me trupat e saj të shumta që luftojnë forcat ruse deri në ngërç të përgjakshëm, Ukraina është e tmerruar, e plagosur dhe mban zi për të vdekurit, ama nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Kur Rusia e nisi pushtimin e saj më 24 shkurt, në ofensivën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe vuri në dukje perspektivën e përshkallëzimit bërthamor në rast se Perëndimi do të ndërhynte, dukej e mundshme përmbysja e rrufeshme e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës.

Mirëpo, me të mërkurën që shënoi, katër javë të plota luftime, Rusia është zhytur në fushatë ushtarake të rëndë, me numër të pallogaritshëm të vdekurish, me fund të menjëhershëm në horizont dhe me ekonominë e saj të gjymtuar nga sanksionet perëndimore.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe aleatët kryesorë do të takohen në Bruksel dhe në Varshavë këtë javë për t’i diskutuar masat e reja të mundshme ndëshkuese dhe më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Derisa Biden u largua nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën për fluturimin drejt Evropës, ai ka paralajmëruar se ekziston një “kërcënim real” që Rusia mund të përdorë armë kimike dhe ka sqaruar se do ta diskutojë këtë çështje me liderët e tjerë.

Valët tronditëse ekonomike dhe gjeopolitike të luftës - me çmimet në rritje të energjisë, frikën për furnizimet globale të ushqimit, dhe Rusinë e Kinën që radhiten në një rend të ri botëror me jehonën e Luftës së Ftohtë - kanë jehuar të gjitha në një planet që ende nuk ka dalë nga kriza e COVID-19.

Edhe “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit Botë 1 muaj më parë “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit

Me bluzat e tij ngjyrë ulliri, fytyrën e parruar dhe thirrjet e zëshme drejtuar qeverive në mbarë botën për ndihmë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, është shndërruar në një lider të kohës së luftës dhe antagonist nr. 1 i presidentit rus Vladimir Putin. Duke iu drejtuar Parlamentit japonez të mërkurën, Zelenskyy ka treguar se katër javë luftë janë vrarë mijëra, duke përfshirë të paktën 121 fëmijë të Ukrainës.

“Njerëzit tanë nuk mund t’i varrosin në mënyrë adekuate të afërmit, miqtë dhe fqinjët e tyre të vrarë. Ata duhet të varrosen pikërisht në oborret e ndërtesave të shkatërruara, pranë rrugëve”, ka theksuar ai.

Të shtyrë në mënyrë të përsëritur nga njësitë ukrainase të armatosura me armë të furnizuara nga Perëndimi, trupat ruse po bombardojnë objektivat nga larg, duke u rikthyer në taktikat që përdorën për shndërrimin e qyteteve në gërmadha në Siri dhe Çeçeni.

Planet e Rusisë

Image

Objektivat kryesore ruse mbeten të paplotësuara. Kryeqyteti, Kievi, është goditur në mënyrë të përsëritur, ama nuk është marrë e as nuk është rrethuar.

Më shumë granatime dhe të shtëna me armë tronditën qytetin të mërkurën, me shtëllunga tymi të zi që ngriheshin nga periferitë perëndimore, ku të dyja palët luftuan për kontrollin e periferive të shumta. Një qendër tregtare dhe ndërtesa të tjera u goditën, duke plagosur katër persona, kanë bërë të ditur zyrtarët e qytetit. Kryebashkiaku Vitali Klitschko ka njoftuar se të paktën 264 civilë janë vrarë në kryeqytet që nga shpërthimi i luftës.

jug, qyteti port i Mariupolit ka parë shkatërrimin më të keq të luftës, nën rrethim dhe bombardime prej javësh. Mirëpo forcat ukrainase e kanë parandaluar rënien e tij, duke penguar një përpjekje të dukshme të Moskës për të siguruar një urë tokësore nga Rusia në Krime, e sekuestruar nga Ukraina në vitin 2014. Zelenskyy ka lajmëruar se 100.000 civilë mbeten në qytet, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej 430.000. Ai është shkatërruar nga goditjet nga ajri, toka dhe deti, dhe përpjekjet e përsëritura për të siguruar ushqim dhe furnizime të tjera të nevojshme për ata që janë bllokuar shpesh kanë dështuar.

bombarduan për 20 ditët e fundit”, ka thënë 39-vjeçarja Viktoria Totsen, e cila u largua nga Mariupoli në Poloni. “Gjatë pesë ditëve të fundit aeroplanët fluturonin mbi ne çdo pesë sekonda dhe hidhnin bomba kudo - në ndërtesa banimi, në kopshte, në shkolla arti, kudo”. Zelenskyy, duke folur të martën në fjalimin e tij të natës me video drejtuar vendit të tij, ka thënë se përpjekjet për të krijuar korridore humanitare për banorët e Mariupolit pothuajse të gjitha po “shkatërrohen nga pushtuesit rusë, nga bombardimet ose terrori i qëllimshëm”. Ai i ka akuzuar forcat ruse për kapjen e një autokolone humanitare. Zëvendëskryeministrja, Iryna Vereshchuk, ka bërë të ditur se rusët po mbanin rob 11 shoferë dhe katër punonjës shpëtimi së bashku me automjetet e tyre. Kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq udhëtoi të mërkurën në Moskë për të diskutuar me zyrtarët rusë mbi ndihmën humanitare, të burgosurit e luftës dhe për çështje të tjera.

“Shkatërrimi i shkaktuar nga konflikti në javët e fundit, si dhe tetë vjet konflikt në Donbas, kanë qenë të mëdha”, ka thënë presidenti i Kryqit të Kuq, Peter Maurer.

Nuk është e qartë se sa pjesë e Mariupolit është ende nën kontrollin e Ukrainës. Banorët e arratisur thonë se luftimet vazhdojnë rrugë më rrugë. Në përditësimin e tyre të fundit, më shumë se një javë më parë, zyrtarët e Mariupolit thanë se të paktën 2300 njerëz kishin vdekur, por numri i vërtetë është ndoshta shumë më i lartë. Sulmet ajrore në javën e kaluar shkatërruan një teatër dhe një shkollë arti ku strehoheshin civilët.

Edhe 24 të vdekur nga sulmi në një ndërtesë banimi në Kiev Botë 2 muaj më parë 24 të vdekur nga sulmi në një ndërtesë banimi në Kiev

Në qytetin verior të rrethuar të Chernihivit, forcat ruse bombarduan dhe shkatërruan një urë që përdorej për dërgimin e ndihmave dhe evakuimin e civilëve, ka bërë të ditur guvernatori rajonal Viacheslav Chaus.

i Kremlinit, Dmitry Peskov, këmbëngul se operacioni ushtarak po shkon “rreptësisht në përputhje me planet dhe qëllimet që ishin vendosur më parë”. Synimet e Putinit mbeten për të “hequr qafe potencialin ushtarak të Ukrainës” dhe për të “siguruar që Ukraina të ndryshojë nga një qendër antiruse në një vend neutral”, ka thënë Peskov. Zyrtarisht Rusia po e quan fushatën një “operacion special ushtarak”. Ajo në fakt ka nxjerrë jashtë ligjit terma të tillë si “pushtim” dhe “luftë”, ndërkohë që policia ka arrestuar mijëra protestues kundër luftës.

Fitorja e pamundur

Image

Megjithatë, teksa numri i viktimave po rritet dhe fitorja e shpejtë nuk është më në horizont, Rusisë i duhet të punojë për ta forcuar moralin. Sipas një ligji të miratuar të mërkurën, trupat në Ukrainë do të marrin të njëjtat përfitime si veteranët e luftërave të mëparshme, duke përfshirë uljen e taksave, zbritjet në shërbimet komunale dhe qasjen preferenciale në trajtim mjekësor.

Zyrtarët perëndimorë thonë se rezistenca ukrainase ka ndalur një pjesë të madhe të përparimit të Rusisë dhe se forcat e Putinit po përballen me mungesa serioze të ushqimit, karburantit dhe pajisjeve të motit të ftohtë, me disa ushtarë që vuajnë nga ngricat.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Rusia ka humbur pak më shumë se 10% të aftësisë së përgjithshme luftarake që kishte në fillim të luftës, duke përfshirë trupa, tanke dhe pajisje të tjera. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka njoftuar se lufta në Ukrainën veriore është kryesisht “statike”. “Ne kemi parë indikacione se ukrainasit po shkojnë pak më shumë në ofensivë tani”, ka spikatur zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Ai ka thënë se kjo ishte veçanërisht e vërtetë në Ukrainën jugore, duke përfshirë pjesën afër Kherson-it.

për t'iu dhënë fund luftimeve kanë vazhduar me video. Zelenskyy ka lajmëruar se negociatat me Rusinë “hap pas hapi po shkojnë përpara”.

paqe, ata që nuk kanë luftuar ende, le të përgatiten. Në qytetin perëndimor të Lvivit, pronari i dyqanit të armëve Zakhar Sluzhalyy ka thënë: “Gjithçka po shitet shpejt këto ditë”.

“Po e mbrojmë tokën tonë”, theksoi ai. “Po luftojmë për lirinë tonë dhe të pjesës tjetër të Evropës”.

Edhe Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur Botë 5 muaj më parë Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur

Pagesat e naftës

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar që pagesa për gazin natyror të Rusisë të bëhet në rubla ruse, një masë që do të prekë vendet e ashtuquajtura "jomiqësore". “Një numër vendesh perëndimore kanë marrë vendime të paligjshme për të ashtuquajturën ngrirje të aseteve ruse”, tha Putini të mërkurën. “Ky Perëndimi kolektiv në fakt ka ulur nën besueshmërinë e monedhave të tij, ne kemi folur tashmë për këtë”, shtoi ai. Ai tha se Rusia do të vazhdojë "të furnizojë me gaz natyror në përputhje me vëllimet dhe çmimet, sipas parimeve të çmimeve të fiksuara në kontratat e lidhura më parë". "Ndryshe nga disa kolegë, ne vlerësojmë reputacionin tonë të biznesit si një partner dhe furnizues i besueshëm", shtoi ai.