Disa nga skenat më dramatike nga fazat e hershme të luftës ishin të evakuimit nga Irpini, nën një urë të shkatërruar autostrade, ku mijëra ukrainas u shpëtuan sulmeve të pamëshirshme. Togeri i policisë, Ruslan Huseinov, i cili patrullonte përditë, rrëfen historitë e tmerrit
(AP) - Para tërheqjes ruse nga Kievi dhe zonat përreth më 2 prill, periferitë dhe qytetet pranë aeroportit të qytetit u goditën nga raketa, zjarr artilerie e bombardime ajrore në përpjekje për ta shkatërruar mbrojtjen e Ukrainës.
Blloqe të tëra qytetesh e apartamentesh u bënë shkrumb e hi nga bombardimet në Irpin, vetëm 20 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, përgjatë një rruge ku togeri i policisë Ruslan Huseinov patrullonte çdo ditë.
Disa nga skenat më dramatike nga fazat e hershme të luftës ishin të evakuimit nga Irpini, nën një urë të shkatërruar autostrade, ku mijëra ukrainas u shpëtuan sulmeve të pamëshirshme.
Huseinov ishte atje për 16 ditë, duke organizuar kalime ku të moshuarit transportoheshin nëpër udhë në karrocat e mbuluara me baltë.
Rrobat dhe këpucët e atyre që ikën ende mund të shihen të ngatërruara në mesin e mbeturinave.
Edhe
Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë
“Kjo urë ishte rruga për të dalë ferri”, thotë 34-vjeçari Huseinov duke qëndruar pranë një furgoni të bardhë të përmbysur.
“Ne i larguam njerëzit nga Irpini, sepse kushtet ishin të tmerrshme – me gjithë ato bombardime dhe granatime”, ka shpjeguar ai.
Ai tregoi se sa shumë njerëz humbën fëmijët, vëllezërit e motrat dhe anëtarët e familjes së tyre.
Kryqet e ndërtuara nga druri janë ende të gozhduar në parmakët e urës për t’i nderuar të humburit dhe si shenjë përpjekjeje për t’i shpëtuar civilët.
Edhe
Sulmi në Moskë ua sjell rusëve luftën në shtëpi
“Njerëzit ishin dëshmitarë të solidaritetit tonë”, thotë Huseinov, i cili u rrit në Gjermani dhe thotë se nuk do t’i merrte më kurrë gjërat e mira në jetë si të mirëqena.
“Në mendjen time, gjithçka ka ndryshuar: edhe gjërat që i vlerësoj në jetë”, është shprehur ai. “Tani e kuptoj se çka mund të humbasim”.