Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmet e Rusisë detyrojnë evakuimin e fëmijëve ukrainas

Nt: Përveç transportit falas për siguri, Ukraina fillimisht u jep të gjithë të evakuuarve para- deri në 140 euro për të rritur dhe fëmijë ose të rritur të pambrojtur- dhe një vend për të jetuar. Të rriturit angazhohen nëpër punë.

Donetsk, 1 nëntor (BBC) - Është akoma terr kur treni mbërrin para kohe në Ukrainën Qendrore dhe punonjësit ndihmës vrapojnë drejt njërit prej vagonëve. Pastaj dyert hapen dhe një vajzë e vogël lëshohet në platformën e pritjeve. Duart shtrihen me qëllim për ta ndihmuar atë të zbresë, teksa nëna e përcjell, duke e vendosur me kujdes në një karrocë të vogël rozë te ndihmësit poshtë. Këta janë refugjatët më të rinj të luftës në Ukrainë.

Javën e kaluar autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e fëmijëve prej 31 qyteteve dhe fshatrave afër vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Ky tren ka sjellë disa familje nga rajoni i Donetskut për më shumë siguri në perëndim të vendit. Për shkaqe sigurie, BBC-ja nuk ka treguar vendndodhjen e saktë.

Urdhrat- të cilët janë të vendosur kurdo që kushtet konsiderohen tejet të rrezikshme- erdhën pasi që Rusia ka rinovuar ofensivat në disa pjesë të rajonit Donetsk dhe lufta është zgjeruar edhe në Kherson.

Derisa vullnetarët i zbrazën çantat, kutitë dhe valixhet, disa u tregojnë vendin për t’u ngrohur në stacion. Ata janë të ardhurit e rinj, që ishin të hutuar dhe të rraskapitur.

Edhe Ukraina evakuon rreth 1.000 fëmijë nga zonat afër vijës së frontit Botë Ukraina evakuon rreth 1.000 fëmijë nga zonat afër vijës së frontit

Këtu, tri vajza adoleshente ulen në stole, me fytyra të shtangura. Një mjaullimë me zë të lartë dëgjohet nga një shportë tek këmbët e tyre.

“Herën e fundit kur bomba goditi shtëpinë tonë ishte e dhjeta herë”, tregon nëna e tyre.

Liliya Mykhailik thotë që familja u shpërngul në një apartament në të njëjtin fshat, por kur sulmet shkatërruan lidhjet e komunikimit dhe të energjisë, shkollimi online i vajzës u bë i pamundur. Burri i saj ka qëndruar me babanë dhe nënën e tij, të cilët refuzuan të largoheshin.

Lilya thotë që ajo është e pasigurt për të ardhmen e familjes së saj: “Ne udhëtuam këtu pa ditur asgjë”.

Teksa familja pret për autobusin që do t’i dërgojë ato në qendrën strehimore, punonjësit ndihmës shpërndajnë kafe dhe zyrtarët shtetërorë shpërndajnë para.

Përveç transportit falas për siguri, Ukraina fillimisht u jep të gjithë të evakuuarve para- deri në 140 euro për të rritur dhe fëmijë, ose për të rritur të pambrojtur- dhe një vend për të jetuar. Të rriturit angazhohen nëpër punë.

Këtu askush nuk thotë, por çdokush e di që ekziston mundësia që ata mos t’i shohin shtëpitë e tyre përsëri. Dhe për këtë arsye, me gjithë durimin e rrezikut dhe shqetësimit të përditshëm, disa nuk dëshiruan të largoheshin.

“I takon njerëzit si Pavlo Dyanchenko t’i bindin ata. Ai është një ndër anëtarët e njësisë speciale të policisë të ashtuquajtur ‘Engjujt e Bardhë’ përgjegjës për marrjen e ndihmës humanitare për njerëzit brenda dhe jashtë- nga vendet më të rrezikshme të Ukrainës”, shkruan BBC.

Edhe Ukrainasit që s’i binden urdhrit për evakuim, me gjithë rrezikun Botë Ukrainasit që s’i binden urdhrit për evakuim, me gjithë rrezikun

“Çdo gjë duhet bërë shumë shpejt”, thotë ai. “Rreziku është gjithmonë aty, sepse rusët nuk ndalen së bombarduari.

T’i shpiesh në siguri familjet me fëmijë paraqet sfidë të jashtëzakonshme. Çdo skuadër bart lodra në automjete.

“Dikush duhet të flasë me fëmijët gjatë gjithë kohës, t’i shpërqendrojë ata nga rreziqet gjatë rrugës ose nga momentet e tjera stresuese”, thotë ai.

Derisa miliona ukrainas kanë ikur jashtë vendit shkaku i luftës, qeveria deklaron se atje janë afro 5 milionë njerëz të larguar nga vendi. Të evakuuarit pranohen nga komunitetet në të gjithë Ukrainën.

Ne takojmë disa familje që janë vendosur në një shkollë të vjetër.

Tingulli i dikujt duke luajtur videon lundron në korridor si Valvara, e cila është 10 vjeçe, ulet përballë një laptopi, në vendin që dikur ka qenë një klasë. Në mënyrë të përshtatshme, ajo është duke mbajtur mësim online me një shkollë të cilën ajo nuk mund ta ndjek më fizikisht.

Varvara erdhi këtu me nënën e saj, Iryna, dhe gjyshen e saj Svitlana, nga Kostyantynivka në rajonin Donetsk, ku bombardimi i detyroi ato të jetojnë në një bodrum. Ato e ndajnë një banjë dhe kuzhinë me banorët e tjerë.

“Mua më pëlqen këtu”, thotë Iryna dhe Svitlana pajtohet. Por lotët filluan të rridhnin në fytyrat e të dy grave. “Ne duam të shkojmë në shtëpi. Ne të gjithë duam që kjo të mbarojë”. Varvara shikon teksa ata lotojnë, por nuk befasohet nga dhimbja e tyre.

Edhe Qindra fëmijë ukrainas u evakuuan në Itali. Tani Kievi po lufton për t’i rikthyer Botë Qindra fëmijë ukrainas u evakuuan në Itali. Tani Kievi po lufton për t’i rikthyer

Fëmijët refugjatë të Ukrainës mund të jenë tani larg nga vija e frontit. Por, jetët e tyre vazhdojnë të formësohen nga konflikti.

Përkthyer nga: Bleona Ameti

Image