Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

25 familje jetojnë në vagonët e trenit në Irpin

Një familje ukrainase ka gjetur shtëpi të re në vagonin e një treni pasi janë kthyer në qytetin Irpin në periferi të Kievit.

Treni është bërë shtëpi e re për familjen, pasi shtëpinë e tyre të dikurshme e gjetën të bërë rrafsh me tokë nga bombardimet ruse.

Kur Moska nisi pushtimin në muajin shkurt, familja Kagarlytskis u strehua në bodrumin e shtëpisë shkaku i bombardimeve të shumta.

Mirëpo, kur ushtria ruse nisi pushtimin e qyteteve, familja ukrainase vendosi të ikte.

Më 4 mars, familja rrezikoi duke ikur me veturë nga shtëpia e tyre.

Pas shpërnguljes qytet më qytet, familja vendosi të kthehej në Irpin, sepse djalit Vladit i mungonin fëmijët.

Pas tërheqjes së forcave ruse, nuk shkoi gjatë dhe familja u kthye në shtëpi.

Edhe Sulmet e Rusisë detyrojnë evakuimin e fëmijëve ukrainas Botë Sulmet e Rusisë detyrojnë evakuimin e fëmijëve ukrainas

Familja tani po jeton në vagonët e trenit, i cili është shndërruar në shtëpi të përkohshme, së bashku me 25 familje të tjera që kanë humbur shtëpitë e tyre.

Në njërin prej vagonëve është restoranti, në të cilin familjet ushqehen tre herë në ditë.

Familjet thonë se në përgjithësi kushtet janë të mira. Por nuk mund të zgjedhin kushte, sepse nuk kanë ku të shkojnë.