Ministri i Jashtëm i Qipros ka thënë se autoritetet janë në kontakt me misionet diplomatike të shteteve që mund të kenë nevojë t’i evakuojnë qytetarët e tyre përmes tij nëse lufta në Gaza zgjerohet në shtetet fqinje.
Ministri Constantinos Kombos ka thënë se agjencitë janë mobilizuar si pjesë e planit të veprimit për evakuim, të quajtur ESTIA. Ai ka thënë se nuk ka “rrezik serioz” për zgjerim të konfliktit, raportoi AP.
Kombos ka theksuar se roli i Qipros është të “operojë si një urë për sigurinë” e rajonit në rast të evakuimeve masive të qytetarëve të shteteve të treta nga Lindja e Mesme.
Vrasjet e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe komandantit të Hezbollahut, Fouad Shukur, në Bejrut, rrezikojnë përshkallëzimin e luftimeve në një luftë rajonale, me Iranin që po kërcënon të përgjigjet pas sulmit në territorin e tij. Izraeli është zotuar t’i vrasë liderët e Hamasit pas sulmit të 7 tetorit që nxiti luftën në Gaza.
-
Izraeli paralajmëron përdorimin e “forcës së paparë” në Gazë
-
Njohja e një shteti palestinez kërcënon stabilitetin rajonal, thotë kryediplomati izraelit
-
Lufta në Gazë përfundon nëse Hamasi i liron pengjet dhe dorëzon armët, thotë ministri izraelit
-
Izraeli fillon fazat e para të ofensivës së re, palestinezët ikin nga qyteti i Gazës
-
Izraeli në bisedime me Sudanin Jugor për zhvendosjen e palestinezëve të Gazës