Izraeli është në diskutime me Sudanin Jugor rreth mundësisë së zhvendosjes së palestinezëve nga Rripi i Gazës, vendin e shkatërruar nga lufta, në Afrikën Lindore.
Gjashtë persona të njohur me çështjen kanë konfirmuar bisedimet për Associated Press.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk është e qartë se sa larg kanë përparuar bisedimet, por nëse zbatohen, planet do të çonin në transferimin e njerëzve nga një tokë e shkatërruar nga lufta dhe në rrezik urie në një tjetër të ngjashëm, dhe do të ngrenë shqetësime për të drejtat e njeriut.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se dëshiron të realizojë vizionin e presidentit të SHBA-së Donald Trump për zhvendosjen e pjesës më të madhe të popullsisë së Gazës përmes asaj që Netanyahu e quan "migrim vullnetar".
Izraeli ka paraqitur propozime të ngjashme zhvendosjeje me kombe të tjera afrikane. Palestinezët, grupet e të drejtave të njeriut dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare i kanë hedhur poshtë propozimet si një plan për dëbim me forcë dhe që shënon shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Ndërkohë, për Sudanin Jugor, një marrëveshje e tillë mund ta ndihmojë atë të ndërtojë lidhje më të ngushta me Izraelin, tani fuqia ushtarake pothuajse e pakontestueshme në Lindjen e Mesme.
E Egjipti kundërshton propozimet për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza.
AP-ja ka raportuar edhe më parë për bisedime të ngjashme të iniciuara nga Izraeli dhe SHBA-ja me Sudanin dhe Somalinë, vende që po përballen gjithashtu me luftën dhe urinë, dhe rajonin e shkëputur të Somalisë të njohur si Somaliland. Statusi i këtyre diskutimeve nuk dihet.