Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është në bisedime me disa shtete për pranimin e palestinezëve të zhvendosur për shkak të luftës në Gazë.
Shtetet e përfshira janë Sudani Jugor, Somalilandi, Etiopia, Libia dhe Indonezia, ka thënë një zyrtar izraelit për CNN-in. Në këmbim të pranimit të palestinezëve, zyrtari ka thënë se shtetet po kërkojnë “kompensim financiar”.
Të mërkurën Sudani Jugor mohoi se ishte në diskutime për zhvendosjen e palestinezëve, duke thënë se raportimet ishin të pabaza dhe se nuk kishte qëndrim zyrtar për këtë. Edhe Somalilandi pati thënë në fillim të vitit se nuk ekzistonin bisedime të tilla.
Javën e kaluar, Indonezia ka deklaruar se është e gatshme të pranojë 2,000 palestinezë nga Gaza për trajtim, por se ata duhet të ktheheshin në Gazë sapo të kryenin trajtimin.
Është e paqartë të dihet a janë zhvilluar ose deri ku kanë arritur këto bisedime.
Netanyahu asnjëherë nuk ka dhënë informacione se çfarë do të ndodhë në Gazë pas luftës, por vazhdimisht ka përsëritur idenë për zhvendosjen e palestinezëve në shtete të tjera.
-
Izraeli në bisedime me Sudanin Jugor për zhvendosjen e palestinezëve të Gazës
-
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë negociatat për lirimin e pengjeve dhe fundin e luftës
-
Plani i Netanyahut për zhvendosjen e palestinezëve
-
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë nën kontroll mbi 70% të Gazës
-
Netanyahu paralajmëron negociata të vështira për fazën e dytë të armëpushimit në Gazë