Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer qindra të burgosur lufte, që zyrtarët në Kiev e kanë përshkruar si këmbimin më të madh.
Ukraina ka thënë se 230 të burgosur, përfshirë pjesëtarë të forcave të armatosura janë liruar.
Në këmbim, 248 rusë janë liruar nga Ukraina përmes marrëveshjes, të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Është këmbimi i parë i madh i të burgosurve që nga gushti.
“Njerëzit tanë janë në shtëpi”, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Rusia ka thënë se negociatat ishin të vështira.
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte
-
Vazhdon shkëmbimi i të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit e sëmurë dhe të plagosur
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë edhe nga 303 të burgosur të tjerë
-
Përfundon faza e dytë e shkëmbimit të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës