Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qeveria franceze bën hapin e parë për të qetësuar protestat - premton 3,000 mësues shtesë

fr

Foto: Associated Press

Qeveria franceze ka premtuar angazhimin e 3000 mësuesve shtesë në ditët në vijim, pas protestave masive të nxënësve. Ministri i Arsimit, Edouard Geffray, e tha këtë gjatë një interviste televizive, që ishte deklarata e parë nga qeveria si përgjigje ndaj ankesave të protestuesve. 

Qeveria ka thënë se janë arrestuar 6877 persona, 86% e të cilëve janë nën moshën 18 vjeç, që nga fillimi i protestave që kërkojnë më shumë burime për arsimin.

Foto: AP

Rreth 71,000 njerëz protestuan në mbarë vendin të enjten, ndërsa 24,000 prej tyre u mblodhën në sheshin "Bastille" në Paris, raportoi BBC. 

Policia ndërhyri sërish me gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet që e sulmonin me gurë dhe mjete piroteknike të improvizuara.

Të premten, rreth 140 shkolla të mesme - nga gjithsej 3,500 - ishin të mbyllura plotësisht ose pjesërisht, një shifër kjo dukshëm më e ulët krahasuar me ditët e mëparshme. Megjithatë, është bërë thirrje për një tjetër ditë protestash të martën e ardhshme.

Në Francë prej kohësh kishte ankesa për arsimin pasi shumë orë mësimore humbeshin për shkak të mungesës së mësuesve dhe sepse nuk kishte staf zëvendësues.  
 

Foto: AP