---
description: Qeveria franceze ka premtuar angazhimin e 3000 mësuesve shtesë në ditët në vijim, pas protestave masive të nxënësve. Ministri i Arsimit, Edouard Geffray, e tha
title: Qeveria franceze bën hapin e parë për të qetësuar protestat - premton 3,000 mësues shtesë
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/09/4052610a-e833-432f-9911-837b2755893b.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Qeveria franceze bën hapin e parë për të qetësuar protestat - premton 3,000 mësues shtesë

![fr](https://resources.koha.net/images/2026/October/09/4052610a-e833-432f-9911-837b2755893b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 9 tetor 2026 15:10
- Shpërndaje në:

- 9 tetor 2026 15:10
- Shpërndaje në:

Qeveria franceze ka premtuar angazhimin e 3000 mësuesve shtesë në ditët në vijim, pas protestave masive të nxënësve. Ministri i Arsimit, Edouard Geffray, e tha këtë gjatë një interviste televizive, që ishte deklarata e parë nga qeveria si përgjigje ndaj ankesave të protestuesve. 

Qeveria ka thënë se janë arrestuar 6877 persona, 86% e të cilëve janë nën moshën 18 vjeç, që nga fillimi i protestave që kërkojnë më shumë burime për arsimin.

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/October/09/d5d2e906-1078-41f2-b79a-8e1f2964b4d6.webp?q=80&w=980)

*Foto: AP*

Rreth 71,000 njerëz protestuan në mbarë vendin të enjten, ndërsa 24,000 prej tyre u mblodhën në sheshin "Bastille" në Paris, raportoi BBC. 

Policia ndërhyri sërish me gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet që e sulmonin me gurë dhe mjete piroteknike të improvizuara.

Të premten, rreth 140 shkolla të mesme - nga gjithsej 3,500 - ishin të mbyllura plotësisht ose pjesërisht, një shifër kjo dukshëm më e ulët krahasuar me ditët e mëparshme. Megjithatë, është bërë thirrje për një tjetër ditë protestash të martën e ardhshme.

Në Francë prej kohësh kishte ankesa për arsimin pasi shumë orë mësimore humbeshin për shkak të mungesës së mësuesve dhe sepse nuk kishte staf zëvendësues.    
 

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/October/09/e661e21d-53a7-43a4-b66a-03791ac29f50.webp?q=80&w=980)

*Foto: AP*

[#Franca](https://www.koha.net/tag/franca) [#protesta](https://www.koha.net/tag/protesta) [#nxenes](https://www.koha.net/tag/nxenes)

Artikuj të ngjashëm

- [![Vazhdojnë protestat e nxënësve në Francë, qindra shkolla mbeten të mbyllura](https://resources.koha.net/images/2026/October/05/5c43f8d5-e9a2-40b6-802c-dacd3e975332.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 5 tet 2026 Vazhdojnë protestat e nxënësve në Francë, qindra shkolla mbeten të mbyllura](https://www.koha.net/bote/vazhdojne-protestat-e-nxenesve-ne-france-qindra-shkolla-mbeten-te-mbyllura)
- [![Përshkallëzojnë protestat e nxënësve në Francë, policia hedh gaz lotsjellës](https://resources.koha.net/images/2026/October/06/161e75e4-19c0-4749-8236-7744008267a7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 tet 2026 Përshkallëzojnë protestat e nxënësve në Francë, policia hedh gaz lotsjellës](https://www.koha.net/bote/pershkallezojne-protestat-e-nxenesve-ne-france-policia-hedh-gaz-lotsjelles)
- [![Policia përplaset me nxënësit protestues në Francë, mbyllen rreth 400 shkolla](https://resources.koha.net/images/2026/October/02/559e782a-1d06-40b4-9d69-4a3249c8f9b2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 tet 2026 Policia përplaset me nxënësit protestues në Francë, mbyllen rreth 400 shkolla](https://www.koha.net/bote/policia-perplaset-me-nxenesit-protestues-ne-france-mbyllen-rreth-400-shkolla)
- [![Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues](https://resources.koha.net/images/2026/September/29/ffcc38b2-5ac5-4e9d-84ff-deb2eb9c307c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 29 sht 2026 Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues](https://www.koha.net/bote/protesta-masive-ne-france-nxenesit-bllokojne-shkollatpolicia-arreston-dhjeteraprotestues)
- [![Franca ndalon përdorimin e granatave tymuese në protesta pas një incidenti me një 15-vjeçar](https://resources.koha.net/images/2026/October/02/559e782a-1d06-40b4-9d69-4a3249c8f9b2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 7 tet 2026 Franca ndalon përdorimin e granatave tymuese në protesta pas një incidenti me një 15-vjeçar](https://www.koha.net/bote/franca-ndalon-perdorimin-e-granatave-tymuese-ne-protesta-pas-nje-incidenti-me-nje-15-vjecar)

[Reklama.]() [Kalo në IPKO, mbaje numrin tënd dhe përfito më shumë!](https://www.koha.net/reklama-marketing/kalo-ne-ipko-mbaje-numrin-tend-dhe-perfito-me-shume)

[Botë.]() [Qeveria franceze bën hapin e parë për të qetësuar protestat - premton 3,000 mësues shtesë](https://www.koha.net/bote/qeveria-franceze-ben-hapin-e-pare-per-te-qetesuar-protestat-premton-3000-mesues-shtese)

[Kronikë.]() [U zu duke transportuar 6 kg marihuanë, aktakuzë ndaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut](https://www.koha.net/kronike/u-zu-duke-transportuar-6-kg-marihuane-aktakuze-ndaj-shtetasit-te-maqedonise-se-veriut)

[Arbëri.]() [Prokurori: Provat e grumbulluara do ta vërtetojnë se Shabani e Qerimi i shërbyen BIA-s](https://www.koha.net/arberi/prokurori-provat-e-grumbulluara-do-ta-vertetojne-se-shabani-e-qerimi-i-sherbyen-bia-s)

[Arbëri.]() [Deklarohen sërish të pafajshëm për spiunazh Shabani e Qerimi, të akuzuar si bashkëpunëtorë të BIA-s](https://www.koha.net/arberi/deklarohen-serish-te-pafajshem-shabani-e-qerimi-te-akuzuar-si-bashkepunetore-te-bia-s)

[Botë.]() [Vidhen 30 mijë shishe verë në vlerë rreth 5 milionë euro në Itali](https://www.koha.net/bote/vidhen-30-mije-shishe-vere-me-vlere-rreth-5-milione-euro-ne-itali)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Qeveria franceze bën hapin e parë për të qetësuar protestat - premton 3,000 mësues shtesë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/qeveria-franceze-ben-hapin-e-pare-per-te-qetesuar-protestat-premton-3000-mesues-shtese","datePublished":"2026-10-09T15:10:00+02:00","dateModified":"2026-10-09T15:21:25+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":216,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Qeveria franceze ka premtuar angazhimin e 3000 mësuesve shtesë në ditët në vijim, pas protestave masive të nxënësve. Ministri i Arsimit, Edouard Geffray, e tha","url":"https://www.koha.net/bote/qeveria-franceze-ben-hapin-e-pare-per-te-qetesuar-protestat-premton-3000-mesues-shtese","keywords":"Franca, protesta, nxenes","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/09/4052610a-e833-432f-9911-837b2755893b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
