Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putinit dyshohet se iu përkeqësua shumë shëndeti në fundjavë

Shëndeti i presidentit rus, Vladimir Putin, është përkeqësuar ditëve të fundit, shkroi “Daily Mail” të enjten.

Putini ka pësuar një shqetësim shëndetësor gjatë fundjavës së kaluar, ndërsa thuhet se 69-vjeçari po vuan nga të përziera të rënda, derisa të shtunën mbrëma, mjekët qëndruan pranë shtratit të tij për rreth tri orë.

Siç raporton mediumi britanik, Putini tani është rikuperuar, mirëpo ende nuk është në gjendje të mbajë takimet e kësaj jave apo të shfaqet në ekrane televizive.

Kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, ditë më parë ka ngritur dyshime pas vizitës shtetërore të Putinit në Iran.

“Ju lutemi shikoni momentin e daljes së Putinit nga avioni. A është ky Putini?”, ka hënë Budanov në televizionin ukrainas.

Ai më parë ka pretenduar se Putini po trajtohet fshehurazi për kancerin, derisa asnjë nga këto pretendime nuk është konfirmuar nga Moska.